Rusia: Kemi prova që Erdogan është i përfshirë në kontrabandën e naftës me ISIS

Publikuar tek: bota, më 15:05 02-12-2015 Rusia: Kemi prova që Erdogan është i përfshirë në kontrabandën e naftës me ISIS Informacionet e publikuara në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes ruse

Kremlini ka lëshuar disa akuza të rënda ndaj presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe familjes së tij duke thënë se janë të përfshirë drejtpërdrejt në kontrabandën e naftës me Shtetin Islamik.

Nuk kanë kaluar shumë ditë që prej incidentit të rrëzimit të avionit rus nga ushtria turke, ndërsa akuzat për kontrabandë janë bërë edhe më parë, Erdogan kërkoi që të sillen prova për kontrabandën e naftës dhe gazit me ISIS.

CVOEvATUsAAqc35.jpg

Tashmë Kremlini pretendon se i ka provat që vërtetojnë një gjë të tillë por shprehet se kjo gjë nuk do të bëjë që Erdogan të japë dorëheqjen, ashtu si edhe premtoi.

“Nuk mund ta kuptojmë se si një biznes në shkallë kaq të gjerë si kontrabandimi i naftës nuk është vënë re nga autoritetet turke. Rusia konstaton se udhëheqja turke është e përfshirë drejtpërdrejt në kontrabandën e naftës dhe gazit”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

 

Ushtria ruse ka aukzuar gjithashtu koalicionin anti-ISIS duke thënë se kanë dështuar të shkatërrojnë depot e naftës të kontrolluara nga Shteti Islamik. "Rusia do t'i dërgojë anëtarëve të koalicionit informacione për objektivat e mundshme të infrastukturës së naftës që kontrollon ISIS, duke supozuar se mungesa e inteligjencës mund të jetë shkak për hezitimin e tyre", thuhet në deklaratën nga Ministria e Mbrojtjes ruse.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.058835983276367
array(1) { ["section"]=> string(84) "rusia-kemi-prova-qe-erdogan-eshte-i-perfshire-ne-kontrabanden-e-naftes-me-isis-26791" }