Rusia mposht Egjiptin, kalon fazën e grupeve

Publikuar tek: sport, më 22:30 19-06-2018 Rusia mposht Egjiptin, kalon fazën e grupeve

Pas fitores me ekipin e Egjiptit, Rusia që është vendi organizator i Botërorit, është edhe ekipi i parë i cili kalon fazën e grupeve.

Rusia shkatërroi me rezultatin 3-1 ekipin e Egjiptit, ku në fushën e lojës ishte dhe Salah, i cili la gjurmë në këtë Botëror duke shënuar deri tani një gol me 11-metërsh.

Pas përfundimit të pjesës së parë në shifra të barabarta 0-0, pjesa e dytë do të kishte një tjetër rrjedhë të takimit.

Në minutën e 47-të, ishte Ahmed Fatih i cili me anë të një devijimi dërgon topin në rrjetë, duke realizuar autogol.

Pas shënimit të golit ekipi i Rusisë fitoi besim dhe filloi të dominonte në fushën e lojës, duke realizuar në minutën e 59-të të takimit edhe golin e dytë me anë të Cheryshev.

Kundrejt një Egjipti të dorëzuar, loja për Rusinë u bë më e lehtë, duke shënuar sërish në minutën e 62-të, ku protagonist ishte Dzyba.

Egjiptin e ka ngushtuar diferencën Salah me 11-metërsh, i dhënë me ndihmën e sistemit VAR. Pas fitores me Arabinë Saudite dhe Egjiptin, Rusia ka 6 pikë duke kryesuar pastër grupin për të kaluar në fazën tjetër të Botërorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zyrtare: Daja braktis Skënderbeun, ja ekipi i ri
»
Article Logic
Execution time: 0.021471977233887
array(1) { ["section"]=> string(50) "rusia-mposht-egjiptin-kalon-fazen-e-grupeve-125051" }