Rusia mund të ketë kryer krime lufte në Siri, përgjegjëse për vdekjen e 20 civilëve

Publikuar tek: bota, më 19:45 25-09-2016 Rusia mund të ketë kryer krime lufte në Siri, përgjegjëse për vdekjen e 20 civilëve

Rusia mund të ketë kryer krime lufte në Siri, pasi dyshohet të jetë prapa sulmit ndaj një grupi ndihmësish pranë qytetit të Aleppo-s, në Siri.

Të paktën kështu është shprehur Sekretari i Jashtëm Britanik Boris Johnson, për BBC. Ai tha se ishte e drejtë të pyesim nëse forcat ruse kanë vënë në shënjestër me qëllim civilët.

20 persona kanë humbur jetën si edhe janë shkatërruar 18 kamionë dhe një depo, gjatë sulmit të së hënës së kaluar.

Rusia e ka mohuar përgjegjësinë, duke fajësuar bombardimet e rebelëve si edhe një dron të SHBA-së.

Sipas Johnson, Rusia gjithashtu është fajtore për “nxitjen" e luftës në Siri dhe se “e ka bërë atë shumë më të tmerrshme".

Komentet e Sekretarit britanik erdhën pasi Aleppo mbështeti bombardimet e rënda, kur qeveria siriane nisi sulmin për të rimarrë zonat e mbajtura nga rebelët.

Në luftimet e fundit, u raportua se forcat rebele në qytet arritën të rimarrin kampin palestinez të refugjatëve të Handarat, në terrenin e ngritur në veri të qytetit.

Por, një ditë më parë, zona strategjike ra në duart e qeverisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19569206237793
array(1) { ["section"]=> string(88) "rusia-mund-te-kete-kryer-krime-lufte-ne-siri-pergjegjese-per-vdekjen-e-20-civileve-54083" }