Rusia ‘ngrin’ çdo kanal komunikimi me SHBA

Publikuar tek: bota, më 17:33 21-12-2016 Rusia ‘ngrin’ çdo kanal komunikimi me SHBA

Kremlini ka deklaruar përmes televizionit shtetëror se thuajse çdo kanal komunikimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është “ngrirë”.

Rusia ka thënë se nuk pret që administrata e ardhshme amerikane të kundërshtojë menjëherë zgjerimin e NATO-s dhe se pothuajse të gjitha kanalet e komunikimit mes saj dhe Shteteve të Bashkuara janë të ngrira, raportoi agjencia e lajmeve RIA.

“Pothuajse çdo nivel dialogu me Shtetet e Bashkuara është ngrirë. Ne nuk do komunikojmë me njëri-tjetrin”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, raporton Newsbomb.al.

Vendimi i Rusisë vjen pas një sërë deklaratash të forta publike nga politikanët amerikanë, përfshi Presidentin Barack Obama, pasi CIA dhe FBI thanë se Rusia ishte pas publikimit të e-maileve të Hillary Clinton gjatë fushatës elektorale. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.30784296989441
array(1) { ["section"]=> string(46) "rusia-ngrin-cdo-kanal-komunikimi-me-shba-63339" }