Rusia nis hetimet pë BBC, ja akuza

Publikuar tek: bota, më 07:00 11-01-2019 Rusia nis hetimet pë BBC, ja akuza

Rregullatori i medias në Rusi tha se po heton nëse transmetuesi britanik BBC e ka thyer ligjin rus duke promovuar, siç tha, ekstremizmin islamik.

 

"Po verifikohet nëse faqet e internetit të BBC-së veprojnë në përputhje me ligjin rus. Deri më sot, është zbuluar një material, i cili transmeton parimet ideologjike të një grupi terrorist (citatet e terroristit al-Baghdadi)", tha përmes një deklarte Roskomnadzor.

Abu Bakr al-Baghdadi është udhëheqës i grupit ekstremist Shteti Islamik, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al. 

"Është duke u zhvilluar një hetim nëse këto materiale janë në përputhje me normat e legjislacionit rus", thuhet po ashtu në deklaratën e Roskomnadzor-it.

Muajin e kaluar, Roskomnadzor ka thënë se ka nisur të kontrollojë ligjshmërinë e operacioneve ruse të BBC-së.

Njoftimi është bërë një ditë pasi mbikëqyrësi i mediave në Britani, Ofcom, ka thënë se po shqyrton sanksionimin e transmetuesit shtetëror rus, RT, të cilin e ka akuzuar për shkelje të rregullave të paanshmërisë në shtatë programe në vitin 2018.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sekretari Pompeo në Kairo, kritikon politikat e ish-Presidentit Obama
Akulli bllokon qytetin rus, FOTOT ‘e frikshme’ pushtojnë rrjetin »
Article Logic
Execution time: 0.019845962524414
array(1) { ["section"]=> string(40) "rusia-nis-hetimet-pe-bbc-ja-akuza-148312" }