Rusia nis sulmet ajrore kundër ISIS-it në Siri

Publikuar tek: bota, më 16:46 30-09-2015 Rusia nis sulmet ajrore kundër ISIS-it në Siri

Aviacioni rus ka ndërmarrë sulmet e para në Siri duke shkatërruar “bazat ushtarake” dhe “stoqet e armatimeve dhe municioneve” të grupit të Shtetit Islamik, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Në përputhje me vendimin e Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura Vladimir Putin, avionët tanë kanë nisur një operacion ajror dhe realizuar sulme të mirëpërcaktuara me pika orientuese në terren të grupit të Shtetit Islamik në Siri”, deklaroi gjenerali Igor Konachenkov, zëdhënës i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, cituar nga media, transmeton Atsh.

Presidenti Vladimir Putin u justifikua sot për sulmet ajrore ruse në Siri duke konfirmuar se duhej ndërmarrë në mënyrë urgjente ky veprim ndaj xhihadistëve me sulme të drejtpërdrejta mbi territoret tashmë nën kontrollin e tyre para avancimit të shpejtë drejt territorit tonë.

“I vetmi mjet i luftës efikase kundër terrorizmit ndërkombëtar në Siri dhe në territoret fqinje është ndërhyrja e shpejtë ushtarake për shkatërrimin e bazave dhe luftëtarëve mbi territoret që kontrollohen prej tyre duke mos pritur avancimin e mëtejshëm të tyre”, deklaroi Putin referuar fjalimit të transmetuar në televizionin rus.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038558006286621
array(1) { ["section"]=> string(52) "rusia-nis-sulmet-ajrore-kunder-isis-it-ne-siri-22021" }