Rusia zgjat me një vit sanksionet ndaj Shqipërisë

Publikuar tek: bota, më 16:39 12-07-2018 Rusia zgjat me një vit sanksionet ndaj Shqipërisë

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për të zgjeruar masat kundër sanksioneve ekonomike perëndimore me një vit tjetër, deri në fund të vitit 2019.

Dekreti u botua të enjten në faqen zyrtare të internetit të informacionit ligjor.

Që prej vitit 2014, Rusia ka vendosur një sërë kundër-sanksionesh, duke ndaluar importimin e disa mallrave, kryesisht artikujve ushqimor, nga një numër vendesh, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Norvegjinë, Australinë dhe Kanadanë.

Në vitin 2015, Rusia shtoi në listë Shqipërinë, Malin e Zi, Islandën, Lihtenshtajnin dhe Ukrainën.

Këto hapa erdhën si përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga këto vende për shkak të Krimesë dhe përfshirjes së supozuar të Moskës në konfliktin në juglindje të Ukrainës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkëndijat elektrike të gardhit të bagëtive, shkak i flakëve që po ‘përpijnë’ vendin (PAMJE TË TMERRSHME)
3-vjeçari 'NGACMON' Meghan Markle, Princi Harry e kap mat,  ja si reagon (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.013797998428345
array(1) { ["section"]=> string(56) "rusia-zgjat-me-nje-vit-sanksionet-ndaj-shqiperise-127683" }