“S’di pse e shkrova atë poezi, m’u thaftë dora...”, reagon babai i Ergi Dinit për herë të parë pas vdekjes së djalit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:14 25-11-2016 “S’di pse e shkrova atë poezi, m’u thaftë dora...”, reagon babai i Ergi Dinit për herë të parë pas vdekjes së djalit

“S’di pse e shkrova atë poezi, m’u thaftë dora”, reagon babai i Ergi Dinit për herë të parë pas vdekjes së djalit

Poezia e babait të Ergi Dinit, vetëm një ditë para vdekjes së të birit në aksidentin tragjik me motor bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Sikur ta kishte ndjerë tragjedinë që do vinte më pas, Dashamir Dini, gazetari dhe poeti i njohur shkroi këto vargje:

ÇAST I KEQ

Vdekja më vështron me sytë tuaj…

Retë dhe pulëbardhat digjen nga perëndimi.

Mbi buzët tuaja prej lamtumire, më pret puthja e fundit.

Hëh!

Trëndafilat prej gjaku të urrejtjes, do thahen në parvazin e horizontit.

Unë pres i veshur me smokingun e zi te muzgut, të takoj ditën tjetër…”

Po ja çfarë thotë sot, 4 ditë pas humbjes së madhe Dashamir Dini:

“Fatkeqësisht kjo poezi u shkrua një ditë përpara kobit, mu m’u thaftë dora. Nuk arrita të kuptoj kur e shkruajta, se për çfarë e shkruajta, çfarë doja të thoja?! Hedhja e saj qe shumë instiktive. Kuptimin e mora vesh vetëm të nesërmen në mbrëmje...kur mora lajmin e kobshëm”, thotë Dini.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01064395904541
array(1) { ["section"]=> string(115) "s-di-pse-e-shkrova-ate-poezi-m-u-thafte-dora-reagon-babai-i-ergi-dinit-per-here-te-pare-pas-vdekjes-se-djalit-60670" }