‘’S’e dua dekoratën që m’u dha në fshehtësi’’, Vito Kapo flet për PD dhe PS dhe vendimin e tyre ''për të qarë dhe për të qeshur''

Publikuar tek: politike, më 10:34 23-12-2015 ‘’S’e dua dekoratën që m’u dha në fshehtësi’’, Vito Kapo flet për PD dhe PS dhe vendimin e tyre ''për të qarë dhe për të qeshur'' Vito Kapo, në rini

‘’S’e dua dekoratën që m’u dha në fshehtësi’’, kështu ka deklaruar e shoqja e Hysni Kapos, Vito Kapo.

Ish-anëtare e Komitetit Qëndror të PPSH-së, Kapo thotë për gazetën ‘’Sot’’ se vendimi për t’ia hequr është qesharak.

“Ky është një vendim qesharak. Është një vendim sa për të qarë, edhe për të qeshur. Nuk mund t’ua mohosh sakrificën dhe meritën luftëtarëve për liri, atyre që rrezikuan jetën për lirinë e vendit. Kjo që po kërkon të bëjë PS dhe PD është absurde. Unë nuk e du dekoratën që m’u dha në fshehtësi. PS dhe PD, siç duket, paskan frikë nga lavdia e Luftës Antifashiste që bëri populli shqiptar. LANÇ është epopeja legjendare e popullit tonë dhe ne duhet të ndjehemi krenarë për sakrificën e të gjithë partizanëve, që sollën çlirimin e vendit”, thotë Vito Kapo.

Qeveria shqiptare amendoi disa pjesë të ligjit për dekorimet, pas kontestimeve që pati për Shyqyri Çokun, hetuesin famëkeq të komunizmit që kishte keqtrajtuar At Zef Pllumbin.

Mes emrave që do t’u hiqen dekoratat janë Vito Kapo dhe Nexhmije Hoxha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërblimi i fundvitit, ja sa lekë do japë qeveria dhe cilat kategori do përfitojnë
Mbërrin nga Izraeli dhe i shkon në zyrë Metës. Rama takim kokë më kokë në Kuvend »
Article Logic
Execution time: 0.02280592918396
array(1) { ["section"]=> string(126) "s-e-dua-dekoraten-qe-m-u-dha-ne-fshehtesi-vito-kapo-flet-per-pd-dhe-ps-dhe-vendimin-e-tyre-per-te-qare-dhe-per-te-qeshur-28385" }