S’e kuptoj pse lincohet sot Ardit Gjebrea!!!

Publikuar tek: analiza-komente, më 13:40 01-03-2016 S’e kuptoj pse lincohet sot Ardit Gjebrea!!!

Nga Beti Njuma

Pasi lexova për dy ditë gjithëfarëlloj komentesh, duke rënë deri diku edhe une pre e "opinioneve" të "specialistëve", vetëm tani pata mundësinë të shihja intervistën e Arditit. Si përfundim mendoj qe ne jemi një shoqëri që mezi presim rastin të të linçojmë. Në këtë rast, Arditin.

Ai ka bërë vetëm një reportazh, ka shtruar vetëm pyetje duke trajtuar një rast shumë delikat. Arditi nuk i ka dalë në mbrojtje vrasësit, nuk e ka justifikuar, nuk ka përligjur krimin e tij dhe as ka kërkuar falje në emër të tij.

Nuk besoj se ka njeri në botë e aq më shumë një profesionist si Gjebrea, që të bëhet palë me një vrasës. Kurrësesi! Ishte një trajtim profesional dhe njerëzor, pavarësisht kriminelit që kishte përballë. Rroku e ka marrë përjetësisht dënimin e tij dhe çdo dënim yni si shoqëri, tanimë s'ka vlerë ligjore. Ne mund veçse të dënojmë moralisht një vrasës, por jo të djegim në turrën e druve një gazetar (besoj se Gjebrea është edhe gazetar se ka një jetë në ekran që interviston, pyet, drejton debate etj), pse pasqyroi edhe një aspekt që na pelqen ta kalojmë në heshtje apo indiferencë, jetën e një të burgosuri. Gjebrea mban përgjegjësi për pyetjet që bën dhe jo për përgjigjet që i jepen!

Franca Leosini, është gazetarja e njohur italiane dhe autore e emisionit "Storie maledette" tek Rai 3 që ka intervistuar gjysmën e të burgosurve dhe vrasësve më të famshëm të Italisë. Përveçse për krimin që kanë kryer, ajo i pyet për familjen, njerëzit që kanë lënë jashtë, gjithçka që ka të bëjë me emocionet dhe jetën pas hekurave por kurrë s'ka guxuar kush ta sulmojë pse i trajton historitë e tyre.

Më vjen keq për familjen e Aldës dhe plagët që iu hapën përsëri, por gazetaria përpiqet të pasqyrojë edhe anën e errët të vrasësve që tek viktimat dhe të afërmit e tyre mund të ngjallin dhimbje. Në dëshpërimin e saj, sot motra e Aldës duhet te ndjehet krenare që çoi pas hekurave një kriminel dhe vuri drejtësinë në vend!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030556201934814
array(1) { ["section"]=> string(47) "s-e-kuptoj-pse-lincohet-sot-ardit-gjebrea-33916" }