S’e paskemi DITUR por sapo e zbuloi Blerina: Janë të mira për t’u ngrënë e për t’u pirë

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 12:45 04-08-2018 S’e paskemi DITUR por sapo e zbuloi Blerina: Janë të mira për t’u ngrënë e për t’u pirë Leng domatesh

Blogu i Blerinës për newsbomb.al

Të mira për tu ngrënë të mira për tu pirë! Janë domatet, ne kulmin e tyre të sezonit edhe për më tepër tanimë i gjejmë edhe më çmime  që nuk rëndojnë portofolin e asnjërit prej nesh. A e dini që lëngu i domateve është disa herë veprues energjitik më i mirë se pijet energjike që premtojnë këtë funksion? Po, është pikërisht kështu, duhet të filloni t’i harroni pijet energjike sportive ose jo, dhe t’i besoni shtrydhjes së domateve,jo vetëm për vlerat dhe efektin e tyre por edhe sepse bëhet fjalë për një zgjidhje të shendetshme dhe natyrale. Shumë studime kanë treguar që pirja e lëngut të domateve riekulibron stresin oksidues, proces i pashmangshëm ky kur bëjmë aerobi, fites apo ccfarëdo lloj tjetër aktiviteti fizik.  Nëpërmjet konsumimit të lëngut të domates, menjëherë pasi kemi përfunduar aktivitetin fizik ne jemi në gjendje të riaktivizojmë futjen e molekulave dhe të ulim riskun e problemeve kardiovaskulare. Krahas kësaj është vërtetuar që lëngu i domates është disa herë veprues më i fuqishëm sesa pijet energjike post sportive falë sasisë së licopenit që gjendet në të. Licopeni është një substancë me fuqi antioksiduese, që i ka dhënë fuqinë e ngjyrës domates dhe trupit tonë i jep efikasitet të lartë sa herë që stërvitet duke bllokuar procesin oksidues muskular. Në këtë mënyrë muskujt nuk pësojnë asnjë humbje ushqimore por rifitojnë energji dhe antioksidantë të rinj.                           

Përfitimet nga lëngu i domates!               

Lëngu i domates nuk është vetëm një energjizues shumë i fuqishëm. Ai është një paketë vlerash për trupin dhe mendjen. Duke parë vlerat e tij të vogla kalorike, ai është shumë i mirë për të gjithë ata që ndjekin një regjim ushqimor ose një dietë me pak kalori.  Ndërkohë që përqëndrimi i madh i vitaminës C që gjendet tek domatja, e bën atë shumë të domosdoshëm për tu përdorur gjatë stinës së verës sepse na mbron nga dëmtimet e diellit. Gjithashtu studime të shumta tregojnë që përdorimi i rregullt i lëngut të domates është shumë i mirë për parandalimin e tumoreve të ndryshëm dhe kjo fale vetive të tij antioksiduese. Dhe po me domatet ne mbajmë në kontroll te plotë osteoporozën. Lengu i domates, veccanërisht nëse e konsumojmë në mëngjes është një aleat shumë i mirë i shëndetit të zemrës. Sepse tek domatja gjenden shumë enzima dhe minerale që bëjnë të mundur uljen e kolesterolit të keq dhe në të njëjtën kohë favorizon qarkullimin e mirë të gjakut duke parandaluar formimin dhe shfaqjen e trumpozave. Gjithashtu lëngun e domates mund ta konsumojnë pa asnjë frikë edhe të gjithë diabetikët sepse ai i ndihmon shume ata që te mbajnë në vlerat e duhura gliceminë në gjak.       

Lëngu i domates për shëndetin e lëkurës!   

Tek domatet gjejmë gjithccka që na duhet për shëndetin e lëkurës sonë. Vitaminat A, C, B ,D, K, potasium, kalccium, fosfor, hekur, acide folike,acid citrik, acid fenolik etj. Nëse ju konsumoni cdo ditë një gotë me domate , vecanërisht në mëngjes kur organizmi sapo është zgjuar dhe ka nevojë për te gjithë listën e vlerave të lartpërmendura mund ta konsederoni një shërbim dhe trajtim të shkëlqyer për lëkurën e fytyrës. Ai do ti dhurojë lëkurës sonë butësi, freksi, dhe do ta lirojë nga papastërtitë./ Blerina e Florescenter

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vaji i kokosit NUK e hidraton LËKURËN, kanella e djeg dhe dëmton, BLERINA zbulon ‘sekretet’ tronditëse
»
Article Logic
Execution time: 0.0051560401916504
array(1) { ["section"]=> string(93) "s-e-paskemi-ditur-por-sapo-e-zbuloi-blerina-jane-te-mira-per-t-u-ngrene-e-per-t-u-pire-130119" }