'S’ka bir nëne', Tahiri shantazh Ramës? Kryeministri: E njoh mirë të kuptoj kush është 'biri i kurvës'

Publikuar tek: barometri, më 09:03 20-04-2018 'S’ka bir nëne', Tahiri shantazh Ramës? Kryeministri: E njoh mirë të kuptoj kush është 'biri i kurvës' Edi Rama dhe Saimir Tahiri

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kuriozitetit të gazetarit Sokol Balla lidhur me shprehjen e Saimir Tahirit sot në Kuvend, që nga shumë media u interpretua si “shantazh ndaj kryeministrit”.

“Nuk ka bir nëne e bir kurve që do të më pengojë në rrugën për drejtësi”, tha Tahiri sot, një shprehje tepër e ngjashme me atë të Ramës kur ishte kryetar Bashkie që tha se “S’ka bir kurve të fusë duart te xhepat e mi”.

Rama nuk e sheh si presion dhe thotë se Tahirin e njeh mirë atë për të kuptuar se për kë e ka kur thotë “biri i kurvës”.

Kryeministri thotë se nuk habitet kur e kopjojnë ata që rriten nën hijen e tij.

Pjesë nga intervista:

Deklarata e Tahirit, nga shumë protale është interpretuar si një presion direkt

Për batutën s'kam koment. Që unë të kopjohem nga ata që janë rritur nën hijen time në një farë kuptimi ndodh shpesh.

Çfarë menduat kur e dëgjuat këtë batutë?

Nuk e di çfarë, nuk është anëtar i grupit të PS, është i lirë të bëjë të gjitha batutat që dëshiron. Ajo që dua të them është se ata që komentojnë, duan të bindin të tjerët për atë që mendojnë vetë. Mua kjo më bën për të qeshur. Që Saimir Tahiri më bën mua presion. Kjo më bën për të qeshur.

Unë e njoh mirë dhe e di mirë sesi funksionon, nuk është njeriu që përdor metoda, të cilat ata që i komentojnë i përdorin. Saliu, ai është një njeri që në karrierën e vetë ka patur mesazhe të koduara.

Pra nuk ka patur mesazh të koduar?

Për mua jo, sepse unë e kam shumë të thjeshtë të kuptoj se kush janë burrat dhe birat në këtë rast. Unë nuk jam avokati i Tahirit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036546945571899
array(1) { ["section"]=> string(102) "s-ka-bir-nene-tahiri-shantazh-rames-kryeministri-e-njoh-mire-te-kuptoj-kush-eshte-biri-i-kurves-117572" }