S’ka më biznese pa TVSH në zonën e Bllokut, vendimi

Publikuar tek: ekonomi, më 13:05 03-06-2016 S’ka më biznese pa TVSH në zonën e Bllokut, vendimi

Masa e ndërmarrë  nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për përfshirjen  në  TVSH të bizneseve të vogla ka qenë  e paralajmëruar dhe më parë nga Ministri I Financave Arben Ahmetaj.  


Në fund te prillit Drejtoria e Tatimeve u ka nisur një sërë bizneseve të vogla njoftime zyrtare ku u kërkojnë subjekteve që e kanë xhiron afër 8 milionë lekë (që është kufiri që e ndan biznesin e vogël nga i madhi) që të kalojnë vullnetarisht në biznes të madh, pasi nga verifikimet në sistemin e ri elektronik ka rezultuar se qarkullimi i realizuar nga kompania është i përafërt me kufirin e regjistrimit si biznes i madh.  Për këtë arsye , Drejtoria e Tatimeve i ka ftuar bizneset që të paraqiten në mënyrë të vullnetshme brenda datës 31 maj pranë zyrave të saj, për të bërë kalimin në biznes të madh.

Në shkresën e tatimeve shprehej e qartë se nëse bizneset do të refuzojnë të paraqiten vullnetarisht, atëherë dy punonjës të tatimeve do të paraqiten tek subjekti për të bërë verifikim dhe kontroll në vend të situatës dhe nëse do të gjejnë shkelje atëhere do të bëhen subjekt i masave ndëshkuese.

 

shkresa-300x226.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14710402488708
array(1) { ["section"]=> string(56) "s-ka-me-biznese-pa-tvsh-ne-zonen-e-bllokut-vendimi-42323" }