S’ka më takime kortezie, Baba Mondi detyron Tan Lamen ti hapë hartat e Tiranës nën këmbët e veta

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:04 26-02-2016 S’ka më takime kortezie, Baba Mondi detyron Tan Lamen ti hapë hartat e Tiranës nën këmbët e veta Kreu i Aluiznit Artan Lame dhe Baba Mondi duke folur mbi hartat e Tiranes per pronat e bektashinjve

Gjithmonë mendohet se një zyrtar shteti dhe një tjetër zyrtar (qoftë i komuniteteve fetare) flasin në takime dypalëshe për parime, dhe mënyrën e zgjidhjes së problemeve që kanë. 

Por jo. Nuk ka ndodhur kështu me kreun e ALUIZNI-t Artan Lame, i cili ka zbritur vetë në zyrat e kryegjyshatës botërore të Bektashinjve, për t’u ulur “gju më gju” me Baba Mondin dhe për të nxjerrë edhe me dhjetëra harta të Tiranës përpara.

Dokumentet e printuara në një format të madh tregonin për Tiranën, dhe padyshim nga takimi kuptohet qartë se Baba Mondi, ka hallin e pronave të bektashinjve.

“Vetëm një hall i madh mund ta bënte baba Mondin që t'u rikthehej hartave e planimetrive plot një çerek shekulli pasi u shkëput prej tyre për t'ju përkushtuar rruges fetare” shkruan vetë Artan Lame në faqen e tij në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se në këtë takim u fol për pronat e uzurpuara të Bektashinjve. A u fal feja të varfërve copën e tokës që ata kanë zënë? Kjo do të shihet në vijim, kur të kuptohet nëse ALUIZNI do t’u japë ose jo, lejen e legalizimit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075230598449707
array(1) { ["section"]=> string(101) "s-ka-me-takime-kortezie-baba-mondi-detyron-tan-lamen-ti-hape-hartat-e-tiranes-nen-kembet-e-veta-33585" }