S’kanë të ndalur gafat me shkresat zyrtare, zv.kryeministrja teknike s’di datën e zgjedhjeve

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:44 09-06-2017 S’kanë të ndalur gafat me shkresat zyrtare, zv.kryeministrja teknike s’di datën e zgjedhjeve

Pas shkresës së ministrisë së Financave për urdhërin e pezullimit të lejeve vjetore mbushur plot me gafa, këtë herë deklarata zyrtare që bën "nul" gjithçka, mban emrin e zv.kryeministres Ledina Mandija.

Në kërkesën e saj drejtuar Prokurorisë për hetim të shpejtë ndaj adminstratorit të LSI-së në njësinë bashkiake nr.2 të Tiranës, Elez Gjoza, thuhet se Gjoza me regjistrimin e 70 personave në mënyrë fiktive me qëllim  ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme të 25 majit, në një kohë që zgjedhjet mbahen në 25 qershor.

Këtë nuk e ka lënë t’i shpëtojë pa koment edhe këshilltari i Ilir Metës, Emiljano Aleksi.

“Qeveria Teknike i ka bërë zgjedhjet më 25 maj! Shqiptaret i kanë më 25 qershor”, shkruan Aleksi me tone ironie.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026609897613525
array(1) { ["section"]=> string(97) "s-kane-te-ndalur-gafat-me-shkresat-zyrtare-zv-kryeministrja-teknike-s-di-daten-e-zgjedhjeve-81880" }