S’kanë të sosur GAFAT, Ministria e Kulturës tender kishës që s’ekziston, ngatërron ‘Shën Kollin’ me ‘Shën Mërinë’

Publikuar tek: kulture-art, më 13:02 20-10-2018 S’kanë të sosur GAFAT, Ministria e Kulturës tender kishës që s’ekziston, ngatërron ‘Shën Kollin’ me ‘Shën Mërinë’ Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës

Nuk kanë të sosur gafat e ministrisë së Kulturës drejtuar nga Mirela Kumbaro prej dy mandatesh qeverisje.

Kisha e Shën Kollit, në fshatin Mesopotam të Delvinës, është monument kulture i kategorisë së parë. Prej 10 vitesh, kjo kishë nuk vizitohet nga asnjë vizitor, pasi është në proces rikonstruksioni.

Një tender për rikonstruksionin e saj u shpall në vitin 2008, e sipas projektit të miratuar punimet do të bëheshin në 3 faza, dy prej të cilave u kryen, ndërsa faza e tretë u ndal për mungesë fondesh. Pesë vite më vonë, Ministria e Kulturës merr një vendim për të hapur një tender të ri për rikonstruksionin e kishës, në vitin 2015, dhe projekti do të zbatohej nga fillimi.

Agjencia e Prokurimeve Publike, sivjet shpall tenderin për rikonstruksion të një kishe në Mesopotami, me emrin Shën Mëri. Ndërkohë, firma fituese fillon rikonstruksionin e projektit nga fillimi, por në kishën e Shën Kollit, pasi kisha e Shën Mërisë nuk ekziston.

Reshat Gega, studiuesi dhe drejtuesi i firmës së parë të rikonstruksionit, iu drejtua redaksisë së “Fiks Fare”, pasi sipas tij ka mbivendosje projekti në kishën e Shën Kollit në Mesopotam.

Në vitin 2008, firma e drejtuar nga zoti Gega ka fituar tenderin për rikonstruksionin e kishës dhe nisi punën e ndarë në 3 faza. Ai tregon se 30 për qind e punës është bërë, duke përfshirë dy faza të rikonstruksionit, por në fazën e tretë nuk u akordua fondi.

Ndërkohë që firma e zotit Gega pret të rifillojë fazën e tretë, një tjetër firmë fiton tender për rikonstruksionin e kishës, që nga faza e parë, pa u marrë parasysh punimet e kryera dhe lekët e shpenzuara.

Studiuesi Reshat Gega thotë se është miratuar një projekt mbi projektin e parë, pra pa u shfuqizuar projekti i parë, duke e bërë të paligjshëm këtë të fundit. Ndërkohë që Agjencia e Prokurimit Publik ka bërë shpalljen e një tjetër tenderi për rikonstruksion, me emrin e kishës së Shën Mërisë, firma fituese vijon punimet në kishën e Shën Kollit, pasi në Mesopotami nuk ka kishë me emrin Shën Mëri.

Kështu që firma e dytë fillon rikonstruksionin në kishën e Shën Kollit, duke e filluar nga faza e parë projektin. Reshat Gega denoncoi në “Fiksi Fare” rastin e paprecedentë, pasi këto objekte janë shumë të rëndësishme.

 

Gazetarët e “Fiksit” iu drejtuan Ministrisë së Kulturës për të marrë një përgjigje në lidhje me mbivendosjen e projekteve për rikonstruksionin e kishës. Juristja e ministrisë shprehet se, me zotin Gega është në një proces gjyqësor. “Fiksi” kërkon shpjegim, jo për procesin gjyqësor, por për faktin se përse APP-ja bëri shpallje me emër tjetër, pra me kishën e Shën Mërisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës ia faturon gabimin Institutit të Monumenteve. Sipas saj, për këtë çështje ka mbivendosje projekti, pasi kur ky institucion iu drejtua Ministrisë, afati i firmës së parë kishte mbaruar.

“Është një gabim që mund të ndodhë dhe kaq, por më vonë dokumentacioni është ribërë i plotë”, pohon zëdhënësja. E pyetur për firmën e parë që kishte bërë punimet, ajo e pohon se nga Ministria kishte një bllokim fondesh për fazën e tretë, por i mëshon faktit se firmës së parë i mbaroi afati, ndaj u shpall vendimin në vitin 2015 për një rikonstruksion të ri të kishës.

Gazetarët e pyetën edhe pse i njëjti projekt nuk po vazhdohet aty ku u la, por zbatimi i tij filloi nga faza e parë, ndërkohë që zëdhënësja i bëri bisht pyetjes. E lutur nga gazetarët për të pasur një intervistë edhe me një përfaqësues të Institutit të Monumenteve të Kulturës, zëdhënësja e injoroi kërkesën, duke u shprehur se ky është i gjithë informacioni.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « DIANA, gruaja shqiptare që jeton si burrë, blogeri i famshëm i bën një video SPEKTAKOLARE dhe ia prezanton mbarë botës
»
Article Logic
Execution time: 0.014189958572388
array(1) { ["section"]=> string(114) "s-kane-te-sosur-gafat-ministria-e-kultures-tender-kishes-qe-s-ekziston-ngaterron-shen-kollin-me-shen-merine-138498" }