'S’ la gjë pa bërë që mos fitoja zgjedhjet’ Rama flet për mësuesen kundërshtare: Ç’rëndësi ka kjo

Publikuar tek: aktualitet, më 11:04 14-09-2018 'S’ la gjë pa bërë që mos fitoja zgjedhjet’ Rama flet për mësuesen kundërshtare: Ç’rëndësi ka kjo Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një takim me mësues të zgjedhur nga portali “Mesues per Shqiperine” deklaroi se ka ikur koha e hakmarrjeve për bindjet politike.

Gjatë fjalës së tij ai tha se mes mësuesve që foli në takim ishte dhe një ‘kundërshtare’ e tij që kishte bërë çmos që ai mos të fitonte zgjedhjet për kryetar bashkie.

Rama u shpreh se pavarësisht këtij fakti, askush nuk e hoqi nga puna këtë mësuese që punon me devotshmëri.

“Këtu doli një mësuese që nuk ka lënë gjë pa bërë që unë mos të fitoja si kryetar i bashkisë. Por ç’rëndësi ka kjo. Ajo është një mësuese që u jep nxënësve atë që duhet. Si ka mundësi që nuk bien edhe në kurthin e hakmarrjes që ramë në çerekshekullin e kaluar, që të degdiseshe në një shkollë tjëtër. Vetëm për arsyen e mos arsyes politike”, tha Rama.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I vë qëllimisht zjarrin vreshtës, arrestohet 25-vjeçari (EMRI)
Rama jep njoftimin E RËNDËSISHËM: Ja për cilët studentë do mbulojmë të gjitha SHPENZIMET »
Article Logic
Execution time: 0.34122705459595
array(1) { ["section"]=> string(100) "s-la-gje-pa-bere-qe-mos-fitoja-zgjedhjet-rama-flet-per-mesuesen-kundershtare-c-rendesi-ka-kjo-134289" }