S'paguan dot kredinë? Ja si ta shpëtosh shtëpinë nga sekuestrimi

Publikuar tek: ekonomi, më 07:57 02-06-2015 S'paguan dot kredinë? Ja si ta shpëtosh shtëpinë nga sekuestrimi

Familjet të cila janë në vështirësi ekonomike dhe kanë marrë një kredi për shtëpitë e tyre tashmë e kanë një zgjidhje. Banka nuk mund që t'ju vendosë masën e sekuestros, nëse ato nuk kanë para për të paguar këstet. Një draft-ligj i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit do të marrë për herë të parë në mbrojtje familje që për shkak të kushteve ekonomike rrezikojnë të humbin shtëpitë në pamundësi pagese të kredive.

“Të rinegociosh, ligji ta ka dhënë mundësinë, në gjykatë. Nëse gjykata e sheh të arsyeshme, e vendos gjykata dhe jo kreditori i siguruar, për të mbajtur një apartament, nuk po them dy. I dyti quhet biznes, jo mjet  jetese. Një apartament lejohet” , thotë  Klajdi Mati. drejtor i Agjencisë së mbikëqyrjes së Falimentit, për “TCH”.

Sipas projektligjit, qytetarët do të kenë një shans për “ngrirje” të kredisë apo rinegocim të kësteve nëse nuk do të kenë të mudur pagesën e tyre.

Ndërsa për individët në vështirësi ekonomke, të cilët aplikojnë për faliment, drafti parashikon pezullimin e pagesës së kredisë për një periudhë të caktuar kohe dhe rinegocimin e  këstit të saj. Po kështu ata çlirohen edhe nga disa detyrime.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026077032089233
array(1) { ["section"]=> string(69) "s-paguan-dot-kredine-ja-si-ta-shpetosh-shtepine-nga-sekuestrimi-12440" }