S’përmbahet Berisha: Racistët primitivë grekë përdhosën sot Shqipërinë, dënoj heshtjen e Tiranës dhe Athinës

Publikuar tek: politike, më 22:05 08-11-2018 S’përmbahet Berisha: Racistët primitivë grekë përdhosën sot Shqipërinë, dënoj heshtjen e Tiranës dhe Athinës

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetin social “Facebook” në lidhje demonstrimet dhe thirrjet raciste në ceremoninë mortore të ekstremistit grek Kostandin Kacifas.

Ai shprehet se ekstremistët grekë përdhosën territorin shqiptar dhe autoritetet shqiptare, sipas tij kanë heshtur lidhur me ngjarjet në Bularat gjatë dhe pas ceremonisë mortore të Katsifas.

Statusi i plotë:

Ekstremiste te terbuar grek perdhosin territorin shqiptar!

Te dashur miq, sot grupe ekstremistesh grek, raciste primitiv antishqiptare perdhosen territorin e Republikes se Shqiperise. Ata varrosen me parulla luftenxitese, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin Kacifas, i cili u vra ne nje perpjekje te armatosur me policine shqiptare.

Denoj me ashpersine me te madhe aktin primitiv te shfrytezimit te nje procesioni mortor nga ekstremiste, fanatike per qellime raciste dhe antishqiptare.

Denoj heshtjen para ketij akti perdhoses te territorit shqiptar te autoriteteve zyrtare te Athines dhe Tiranes, te cilat me qendrimet e tyre te papergjegjshme dhe histerike nxiten kete akt te shemtuar, nderkombetarisht te denueshem dhe qe sot heshtin per turpin e tyre. sb

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Varrimi i Kacifës, reagon Salianji: Reagim skandaloz dhe i paimagjinueshëm i shtetit shqiptar
Rama nuk “ua kursen” gazetarëve: Duhet të kërkoni falje për llumin që hodhet për Saimir Tahirin »
Article Logic
Execution time: 0.036771059036255
array(1) { ["section"]=> string(113) "s-permbahet-berisha-racistet-primitive-greke-perdhosen-sot-shqiperine-denoj-heshtjen-e-tiranes-dhe-athines-140813" }