S’përmbahet Shpëtim Idrizi, KËRCËNON me mesazhe SOCIALISTIN: O burrë ku*v, pa të gjet s’të lej... (DEBATI I ASHPËR)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:21 11-02-2019 S’përmbahet Shpëtim Idrizi, KËRCËNON me mesazhe SOCIALISTIN: O burrë ku*v, pa të gjet s’të lej... (DEBATI I ASHPËR)

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi kërcënon gjatë një bisede në mesazhe private një qytetar, mesa duket pas një debati të nxehtë për çështje partiake.

Personi në fjalë, simpatizant i Partisë Socialiste, denoncon kreun e PDIU-së se e ka ofenduar me fjalë banale dhe e ka kërcënuar duke i thënë se “do e gjejë kudo që të shkojë”.

Në mesazhet e publikuara prej tij, Shpëtim Idrizi shkon deri aty sa i jep numrin personal të telefonit, duke e sfiduar t’i dalë përballë.

“...e mbajta 4 vjet në pushtet dhe miku im bëri gjithçka të na e fuste – po ti si guxon të më shash mua si legen burrë .. se je me ps po rri me ps .. por mos i jep gojës dhe dorës se .. po a kursej në fb (facebook) se përballë do të të bëj ti hash fjalët o burrë kurv .. burri ti thotë përball na edhe numrin tim *** e po të pres ose do të gjej – se po të më njohësh pak sdo guxoje po pa të gjet s’të lej ta dish”, i shkruan Idrizi në një prej mesazheve, raporton Newsbomb.al.

Qytetari në fjalë e ka denoncuar Idrizin në rrjetet sociale, duke e sfiduar pas kërcënimeve që thotë se ka marrë.

“Ja dhe kërcënimi ndaj personit tim i Kryetarit të PDIU-së, Shpetim Idrizi që don me pshtu Camërin. Paska dhe dy djem të cilët sipas mesazhit, tregon se don me i fut në sherr me mua apo me djemt e nipat e mi.. Provoje o Tim trimi. Dy duar për mi kry jan, por ama jam i sigurt që ti je prej mishi e jo prej hekuri..”, shkruan denoncuesi.

Por ja çfarë i ka komentuar më herët militanti i PS-së, që mesa duket ka bërë që Idrizi të humbasë durimin. /Newsbomb.al

drgdfhdfhjdfhj.jpg

sdfsdghrdthj5j5rj.jpg

dzfvsdgerhe4heh.jpg

xdvgdfhdtrjrjnm.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025026082992554
array(1) { ["section"]=> string(114) "s-permbahet-shpetim-idrizi-kercenon-me-mesazhe-socialistin-o-burre-ku-v-pa-te-gjet-s-te-lej-debati-i-ashper-152396" }