Sa ditë pushimi ka Shqipëria në krahasim me vendet e botës (HARTA)

Publikuar tek: ekonomi, më 10:22 01-05-2017 Sa ditë pushimi ka Shqipëria në krahasim me vendet e botës (HARTA)

Ndonëse një maji është një ditë simolike për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në botë, në Shqipëri konsiderohet ditë pushimi.

Sipas një harte të publikuar nga Wikipedia, Shqipëria me 32 ditë pushimi të paguara në vit, renditet në mesataren e vendeve të Europës.

Në krye të klasifikimit si vend me më shumë ditë pushimi të paguara është Austria me 41 ditë, e ndjekur nga Finlanda, Franca dhe Spanja me 36 ditë pushimi.

Në vend të tretë është Italia së bashku me Gjermaninë, Zvicrën dhe Mbretërinë e Bashkuar me 32 ditë pushimi, po aq sa Shqipëria. 

Ndërsa Holanda ka vetëm 20 ditë pushimi të paguara.

Nga vendet e rajonit, Serbia ka 31 ditë pushimi, Maqedonia ka 35 ditë. Mali i Zi është shteti më punëtor në rajon me 25 ditë pushimi në vit. Edhe në Greqi pushohet 25 ditë.

Në botë vendi me më shumë ditë pushimi është Sri Lanka, banorët e të cilit kanë 46 ditë pushimi në vit.

Sipas Kodit të Punës në Shqipëri janë 28 ditë kalendarike pushimi. Megjithatë Kodi i Punës në vendin tonë zbatohet në sektorin shtetëror, ndërsa bizneset private nuk e respektojnë tërësisht atë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16342401504517
array(1) { ["section"]=> string(70) "sa-dite-pushimi-ka-shqiperia-ne-krahasim-me-vendet-e-botes-harta-77024" }