Sa e dënon Kodi Penal Berishën. 7 deputetë socialistë kërkojnë penalizim për të

Publikuar tek: politike, më 13:46 21-04-2016 Sa e dënon Kodi Penal Berishën. 7 deputetë socialistë kërkojnë penalizim për të

7 deputetë socialistë kanë kërkuar që të mbidhet byroja për të penalizuar Berishën.

“Do të jetë byroja që do të marrë vendimin pasi është e papranueshme që një vend është antare e NATO-s të bëjë thirrje për tëmarrë armët, anjëherë skemi bërë luftë me fqinjët tanë. Nuk mund të tolerohet një gjë e tillë. PD duhet të mbajë qëndrim, ky zotëria flet në emër të PD, pasi akoma është deputet.  Unë mendoj se kjo çështje duhet ti shkojë prokurorisë. Nuk kemi të bëjmë me thirrje anti kushtetuese kemi të bëjmë me një vepër të pastër penale. Propozimimi im ishte që të kemi mundësinë që deputetëve t'iu vlerësohet qëndrueshmëria psiqike” argumentoi Balla.

Kodi Penal ka një parashikim të saktë për të gjithë ata që bëjnë thirrje për armatosje. Sipas nenit 222 dhe 223 Berisha, nëse prokuroroia nis procedim mund të dënohet deri në 10 vjet burg.

“Sa për mashtrime znj. kryetare, kuvendi duhet të mbledhë byronë dhe të mbajë qëndrim të fortë dhe së dyti ka ardhur koha për të ngritur komision për verifikimin mendor të Sali berishës. Vetëm një i sëmurë mendor mund të bëjë thirrje për armatosje civile’’ tha socialisti Balla.  

Kodi Penal i Republikes se Shqiperise (viti 2014)

Neni 222

Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës

Thirrjet për armatosje kundër rendit kushtetues, krijimi apo organizimi i forcave të armatosura në kundërshtim me ligjin, marrja pa të drejtë e komandës së forcave të armatosura për të kryer veprime luftarake, me qëllim për t’iu kundërvënë rendit kushtetues, dënohen me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Neni 223

Thirrjet publike për veprime të dhunshme

Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata bombë e Berishës, revoltohet Tahiri: Prokuroria ta marrë të pandehur. E pafalshme!
Sali Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi »
Article Logic
Execution time: 0.015155076980591
array(1) { ["section"]=> string(84) "sa-e-denon-kodi-penal-berishen-7-deputete-socialiste-kerkojne-penalizim-per-te-38267" }