Sa herë i lutet Meta deputetëve në Kuvend, shikoni momentin e rrethimit të Ramës në foltore (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:37 04-12-2015

Nuk e kemi dëgjuar asnjëherë më parë kreun e Kuvendit Ilir Meta të jetë lutur kaq shumë për qetësi në seancë parlamentare.

“Ju lutem” është togfjalëshi i përsëritur në mënyrë të njëpasnjëshme nga Meta gjatë kohës kur deputetët e opozitës u ngritën nga vendi dhe rrethuan kryeministrin Rama në foltore.

Menjëherë punonjësit e sigurisë krijuan murin mbrojtës ndaj shefit të qeverisë, ndërsa Meta përsëriste:

“Ju lutem zoti Noka... Mirë atëhere, ju lutem pesë minuta pushim dhe ju lutem të jeni të duruar se kemi seancë të gjatë. Pesë minuta pushim ju lutem zoti Berisha qetësojeni grupin. Ju lutem... Pesë minuta pushim, rifillojmë pas pesë minutash pushim...ju lutem...”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067100524902344
array(1) { ["section"]=> string(102) "sa-here-i-lutet-meta-deputeteve-ne-kuvend-shikoni-momentin-e-rrethimit-te-rames-ne-foltore-video-26952" }