Sa metra katror është në të vërtetë vila e kryeministrit Rama?

Publikuar tek: politike, më 15:37 14-01-2016 Sa metra katror është në të vërtetë vila e kryeministrit Rama?

250 metra katror apo më shumë?

Vetë kryeministri Edi Rama pohoi që vila e tij, apo sipërfaqja e banueshme, është 250 metra katrorë. Por sa e vërtetë është kjo?

Me sipërfaqe të banueshme të gjithë, ndoshta edhe kryeministri, nënkuptojnë sipërfaqen brenda mureve rrethuese të një ndërtimi, pa marrë parasysh oborrin apo fushën rreth saj.

Por nga pamjet e vilës në Surel, sado që syri mund të gënjejë duket qartë që sipërfaqja e banueshme nuk është 250 metra katrorë.

Ndoshta kur ka thënë 250 metra katrorë, kryeministri Rama ka nënkuptuar se jeton në 1 prej 4 ndarjeve të godinës, pasi sipas përllogaritjeve të Newsbomb.al rezulton që vetëm njëra prej tyre është përafërsisht 250 metra katrorë (dhoma e dytë majtas).

Dukeqënëse teknologjia sot ofron mundësi të pafundme, nga llogaritjet e kryera, rezultoi se sipërfaqja totale e ndërtimit është rreth 650 metra katrorë, duke zbritur 100 metra katrorë nga 750 që rezultoi fillimisht.

vila2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reforma në Drejtësi, Rama: I gatshëm të shkojmë në Referendum
Meta dhe Basha takim me ekspertët për Reformën në Drejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.021111011505127
array(1) { ["section"]=> string(67) "sa-metra-katror-eshte-ne-te-vertete-vila-e-kryeministrit-rama-29992" }