Sa shpejt mësohen gjuhët e huaja, ja sa kohë duhen për shqipen

Publikuar tek: kulture-art, më 22:18 29-11-2017 Sa shpejt mësohen gjuhët e huaja, ja sa kohë duhen për shqipen

Sipas një renditjeje të fundit të Institutit të Shërbimit të Huaj, shqipja konsiderohet ndër gjuhët më të vështira për t’u mësuar, për të cilën do t’ju duhen 144 javë.

Por, nga ana tjetër, Instituti sugjeron se mësimi i gjuhës shqipe duhet parë me prioritet për të eksploruar mundësitë e biznesit në Shqipëri.

Instituti FSI ka krijuar një listë për të treguar kohën e përafërt që ju nevojitet për të mësuar një gjuhë të caktuar si një folës anglez. Sipas hartës, italishtja dhe spanjishtja konsiderohen si gjuhë relativisht të lehta për t’u mësuar, koha për të cilat vlerësohet 24 javë. Ndërsa ndër gjuhët më të vështira harta ngjyros kontinentin afrikan, për të cilat do të duhen më shumë se 88 javë.

Studimi në fund, nga Instituti, jep arsyet se pse duhet mësuar gjuha shqipe:

Pse të mësojmë gjuhën shqipe?

“Ndërsa ka relativisht pak njerëz në botë që do flasin këtë gjuhë në krahasim me shumë të tjerë, duke mësuar një gjuhë që nuk tërheq shumë njerëz për të mësuar atë, ju mund të jeni shumë të kërkuar për një aftësi të tillë të veçantë, shkruan Monitor.al. Reformat e tregut të lirë kohët e fundit kanë hapur vendin deri tek investimet nga bizneset e huaja, veçanërisht drejt zhvillimit të energjisë dhe tregjeve të transportit. Është momenti i duhur për të eksploruar mundësitë e biznesit në Shqipëri. Gjuha shqipe dhe ata që flasin atë, janë të lokalizuar përreth Europës Juglindore. Nëse jeni duke kërkuar të lëvizni në këtë zonë për punë, atëherë gjuha shqipe sigurisht që do të jetë e dobishme për të mësuar, transmeton Monitor.al.

Duhet kujtuar se Shqipëria u zgjodh vendi më i mirë për t’u vizituar nga Lonely Planet në vitin 2011. Ajo u zgjodh si e tillë jo vetëm për plazhet dhe ndërtesat e bukura, por edhe për kuzhinën e shkëlqyer dhe jetën e natës që lulëzonte. Nëse ka kohë më të përshtatshme për të eksploruar Shqipërinë dhe gjuhën shqipe, atëherë ajo kohë me siguri është tani.”- thuhet në raport.

Screenshot_25.jpg

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I dënuan me vdekje të atin, poetja shqiptare rrënqeth publikun në Itali: S’ka një varr ku t’i çoj lule...
Varri i Jezu Krishtit, shkencëtarët zbulojnë diçka të pabesueshme »
Article Logic
Execution time: 0.012788057327271
array(1) { ["section"]=> string(68) "sa-shpejt-mesohen-gjuhet-e-huaja-ja-sa-kohe-duhen-per-shqipen-101283" }