Sa shpenzojnë shqiptarët për lojërat e fatit? Publikohen shifrat alarmante

Publikuar tek: ekonomi, më 15:14 05-01-2018 Sa shpenzojnë shqiptarët për lojërat e fatit? Publikohen shifrat alarmante

Dëshira për të fituar sa më shumë po rrënon ekonominë e shqiptarëve. Besimi se lojrat e fatit do zgjidhin problemet ekonomike sa vjen dhe bëhet më i madh.

Kjo gjë kuptohet lehtë nga shifrat e llogaritura nga revista Monitor. Në vitin 2016, shpenzimet zyrtare për kazino, loto, bingo, baste, lotari ishin 15.2 miliardë lekë, ose gati 140 milionë dollarë. Në krahasim me një vit më parë shpenzimet për lojrat e fatit janë ngritur deri në 15%.

Në subjektet e licensuara rezultojnë të jenë shpenzuar 10 miliardë lekë ose rreth 92 milion dollarë. Më pas janë shpenzimet për baste sportive me rreth 30 milion dollarë. Regency Kazino ka rritur të ardhurat me rreth 40 % në 1.4 miliardë lekë.

Për lotaritë dhe bingot, shpenzimet janë më të ulëta, rreth 5-6 milion dollarë.

kazino.png

Më shumë në këtë kategori: « Njoftim i rëndësishëm nga TATIMET: Pagesa me këste e një detyrimi të papaguar
Nga Gështenja e Tropojës tek Boronica e Bjeshkëve Kuksiane, këto janë markat shqiptare të regjistruara në 2017 »
Article Logic
Execution time: 0.020979881286621
array(1) { ["section"]=> string(80) "sa-shpenzojne-shqiptaret-per-lojerat-e-fatit-publikohen-shifrat-alarmante-105526" }