Sa të pasur janë Sekretarët e Përgjithshëm të ministrive, zbardhet gjithçka për 12 zyrtarët (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:57 13-01-2018 Sa të pasur janë Sekretarët e Përgjithshëm të ministrive, zbardhet gjithçka për 12 zyrtarët (EMRAT)

AIS një organizatë jo qeveritare, në kuadër të Projektit Money, Government and Politics (Para, Qeverisje dhe Politikë) në Portalin Spending Data Albania (shpenzime transparente për Shqipërinë) ka shtuar një kategori të re informacioni.

Kategoria përmban të dhëna për deklarime të pasurisë dhe interesave ekonomike, për  Sekretar të Përgjithshëm të Ministrive.

Sekretarët e Përgjithshëm janë funksionarë të lartë publik dhe kanë rol të rëndësishëm në integritetin dhe menaxhimin e institucioneve ku punojnë. Deklarimet e pasurisë hedhin dritë mbi interesa ekonomike dhe pronësore të individëve, dhe anëtarëve të familjes. Në deklarata ka informacion për të ardhura nga puna, bizneset, pjesëmarrje në borde dhe këshilla publik, të ardhura të titujve financiarë, të ardhura nga qiradhënie apo detyrime të ndryshme kontraktore.

26841047_10214758912227581_6034300795731961706_o.jpg

Me interes janë edhe të ardhurat e individëve nga punësime jashtë vendit apo nga aktivitete ekonomike të sipërmarrjes apo biznesit. Deklarimet janë fillestare sipas datës së marrjes së detyrës si Sekretar apo pozicione të mëparshme për të cilat subjektet kanë pasur detyrim të bëjnë deklarime fillestare. Disa nga subjektet kanë më shumë se një deklarim fillestar. Gjithashtu për secilin subjekt janë publikuar të dhëna për deklarime vjetore ku shfaqen vlera për të ardhura dhe ndryshimet pasurore të vitit. Me dëshirën për të përcjellë informacion sa më të saktë dhe të bazuar, përveç tabelave ku kategorizimi bëhet sipas një modeli të paracaktuar nga analistë të projektit, për secilin subjekt janë vendosur në faqe edhe Deklarimi Autentik (Dokumenti PDF, shiko ilustrimin me imazh).

26678128_10214758914827646_5231047637312150005_o.jpg

Deklarim ky i bërë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë. Kjo ndihmon audiencën e portalin tonë, kryesisht gazetarë të bëjnë vlerësime edhe më të thelluara apo investigime të bazuara në fakte për subjektet.

Sekretar të Përgjithshëm si më poshtë (Për të parë pasurinë e gjithsecilit mjafton të klikoni mbi mbiemrin)

1. Anila TRIMI

2. Arian KRAJA

3. Aurora ALIMADHI

4. Elira KOKONA

5. Engjëll AGACI

6. Gazmend BARBULLUSHI

7. Gelardina PRODANI

8. Gentian KËRI

9. Koli BELE

10. Oltjon MUZAKA

11. Plarent NDRECA

12. Igli HASANAJ

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 105-vjetori i policisë, kush janë 4 drejtorët që do të nderohen sot në Lezhë (EMRAT)
TRONDITET SHKODRA: SHPËRTHIM ME TRITOL, 4 TË PLAGOSUR »
Article Logic
Execution time: 0.024274110794067
array(1) { ["section"]=> string(103) "sa-te-pasur-jane-sekretaret-e-pergjithshem-te-ministrive-zbardhet-gjithcka-per-12-zyrtaret-emrat-106409" }