E themeluar më 15 qershor 1954, UEFA numëron sot 54 anëtarë dhe ditën e nesërme Kosova shpreson të bëhet anëtarja e 55-të.
Votimi për Kosovën është parashikuar në rendin e ditës në Kongresin e UEFA-s që zhvillohet në Budapest të Hungarisë dhe Federata Futbollit Kosovar pretendon të marrë votat e nevojshme për anëtarësim.
Shtetit më të ri në Europë i nevojiten minimalisht 28 vota në favor për t’u bërë pjesë e organizatës më të rëndësishme të futbollit në kontinent, megjithatë pritet që në votim të ndikojnë edhe abstenimet, raporton Newsbomb.
Nëse i hedh një sy listës me vendet anëtare, atëherë mund të thuhet pa frikë se Prishtina i ka votat, pasi nga 54 shtete, 38 e njohin pavarësinë e Kosovës, e rrjedhimisht pritet që të votojnë pro anëtarësimit të saj.
Në fakt, Kosova favorizohet nga shpërndarja e votës së Mbretërisë së Bashkuar, por kjo mund të sjellë edhe të papritura. Si ndodh kjo?
Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por ndryshe nga organizatat e tjera, në UEFA dhe FIFA, shtetet përbërëse të Mbretërisë marrin pjesë si të veçanta.
Anglia, Skocia, Uellsi, Irlanda e Veriut, Gjibraltari dhe Ishujt Faroe janë anëtare me të drejta të barabarta në UEFA. Nëse në OKB, Mbretëria e Bashkuar ka vetëm një votë, në këtë rast ka 6 të tilla. Megjithatë, është hera e parë që këto vende, veço Anglinë, vihen përballë Kosovës në një event kaq të rëndësishëm, ndaj nuk përjashtohen të papriturat, shkruan Newsbomb.al.
Por, surpriza mund të ketë edhe në ato shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Greqia, Rumania dhe Izraeli janë shtete që ndonëse nuk e njohin Prishtinën, mbajnë një qëndrim asnjëanës në të tilla votime.
Si parashikohet votimi:
Shqipëria- Pro
Andorra- Pro
Armenia- Kundër
Austria- Pro
Azerbajxhani- Kundër
Bjellorusia- Kundër
Belgjika- Pro
Bosnje-Hercegovina- Kundër (Nuk përjashtohet abstenimi)
Bullgaria- Pro
Kroacia- Pro
Qipro- Kundër
Republika Çeke- Pro
Danimarka- Pro
Anglia- Pro
Estonia- Pro
Ishujt Faroe- Pro
Finlanda- Pro
Franca- Pro
Gjeorgjia- Abstenim (Nuk përjashtohet vota kundër)
Gjermania- Pro
Gjibraltari- Pro
Greqia- Abstenim
Hungaria- Pro
Islanda- Pro
Israeli- Abstenim (Nuk përjashtohet vota kundër)
Italia- Pro
Kazakistani- Kundër
Letonia-Pro
Litenshtejni- Pro
Lituania-Pro
Luksemburgu-Pro
Malta- Pro
Moldavia-Kundër
Mali i Zi- Pro
Holanda- Pro
Irlanda e Veriut- Pro
Norvegjia- Pro
Polonia- Pro (Nuk përjashtohet abstenimi)
Portugalia- Pro
Irlanda-Pro
Maqedonia- Pro
Rumania- Abstenim (Nuk përjashtohet vota kundër)
Rusia-Kundër
San Marino- Pro
Skocia-Pro
Serbia- Kundër
Sllovakia- Kundër
Sllovenia- Pro
Spanja-Kundër
Suedia- Pro
Zvicra-Pro
Turqia-Pro
Ukraina-Abstenim (Nuk përjashtohet vota kundër)
Uellsi- Pro
/Newsbomb.al