Sadije Berisha publikon historinë tronditëse: Unë mora një foto të tij dhe ai timen...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:38 21-11-2017 Sadije Berisha publikon historinë tronditëse: Unë mora një foto të tij dhe ai timen...

Sadije Berisha ish-gruaja e Shkëlzen Berishës e cila tashmë jeton në Suedi, jep një mesazh të fortë për të gjithë ndjekësit e saj përmes kësaj fotoje. Zonja Berisha zbulon kë takoi një mëngjes, pak para se të shkonte në orën e Yogas duke shpalosur historinë tronditëse të këtij burri i cili nga përdorues droge është shndërruar në shoqëruesin e Sadije Berishës në kafet e mëngjesit.

“Ky është "Indian-Jan" ai ulet në një kafene ku unë kaloj çdo mëngjes në 06:30 në rrugën drejt klasës së Yoga.

Rreth 8 muaj më parë unë u ndala dhe piva një kafe  me të para orës së yogas dhe vura re se dukej i vetmuar, kështu që biseduam.

Ajo që duhej të ishte një kafe e shpejtë u bë një bisedë 2 orëshe për jetën e tij (unë humba klasën e yogas atë mëngjes) ai ishte një abuzues i drogës, por tani është rikuperuar. Ai është një piktor dhe artist krijues.

Ka pasur një jetë të mrekullueshme plot me histori të dhimbjes dhe lumturisë.

Gjithkush dëshiron të shikohet, dëgjohet ose thjesht të vihet re.

Më vjen pak herët në mëngjes për të pirë kafe me të para klasës sime të yoga dhe e di se çdo mëngjes ai është ulur dhe më pret.

Ai flet për fëmijët e tij, të cilët s’i takon më, ndan kujtimet dhe më tregon fotot e jetës së tij.

Ditët .. si sot, kur nuk mund të shkoj, ndihem keq, sepse e di që ai ulet dhe pret.

Ai mori një fotografi timen dhe unë mora një foto të tijën për ditët kur nuk do mund të shiheshim.

Njerëz të mahnitshëm me histori të mahnitshme ... nëse ndalesh dhe dëgjosh për pak kohë”, shkruan Berisha.

sadije.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024454832077026
array(1) { ["section"]=> string(89) "sadije-berisha-publikon-historine-tronditese-une-mora-nje-foto-te-tij-dhe-ai-timen-100337" }