Sadije Berisha u drejtohet të gjithëve: Luli, koha të lirosh vendin! Rama, zgjidh kryeministër ose piktor! Ti Ilir Meta nuk ke zemër, hapi vendin Monikës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:31 20-02-2017 Sadije Berisha u drejtohet të gjithëve: Luli, koha të lirosh vendin! Rama, zgjidh kryeministër ose piktor! Ti Ilir Meta nuk ke zemër, hapi vendin Monikës

Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, Sadije Berisha u është drejtuar me një postim të gjatë liderëve kryesorë të politikës shqiptare, sigurisht duke lënë jashtë ish-vjehrrin Sali Berisha.

Sadija ka folur për Lulzim Bashën, Edi Ramën dhe Ilir Metën, të cilët i konsideron si të paaftë për të drejtuar Shqipërinë larg korrupsionit dhe varfërisë.

Për Bashën, Sadija thotë se nuk është i aftë për të qenë një lider dhe duhet t’i lërë drejtimin e PD-së dikujt tjetër. Ramës i kërkon që të zgjedh mes punës së kryeministrit dhe të piktorit, pasi të dyja nuk mund t’i bëjë.

Nëse për Bashën dhe Ramën shpreh konsiderata për sjelljet jashtë politikës, për Ilir Metën nuk mendon njësoj. Ajo thekson se kreu i LSI-së nuk i ka pëlqyer kurrë dhe e konsideron si të korruptuar.

Por, Sadija shpreh vlerësim për bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhin, të cilën kërkon ta shohë në krye të LSI-së.

Pjesë nga deklarata e Sadije Berishës:

Sa për demonstratën e iniciuar nga PD, unë Sadije Berisha mendoj se kjo nuk ka për të zgjidhur asgjë!

Lë të argumentojmë: Nuk do të arrijë të hedhë këtë qeveri dhe nuk do i shërbejë qytetarëve të Shqipërisë. Nuk do i shërbejë as PD-së.

Unë jam demokrate, por nuk do të votoja për ju në këtë moment.

Kritika ime drejtohet ndaj liderëve të partive të ndryshme, sepse ata i japin vetes fuqinë për të drejtuar vendin dhe them se i japin vetes, për shkak se nuk mendoj se ata kanë arritur aty nëpërmjet votave të qytetarëve.

PD ka patur dhe ka shumë njerëz të mirë, por zgjodhi liderin e gabuar.

Luli (Lulzim Basha)

Më pëlqen dhe je një djalë argëtues në takimet private, por për mendimin tim ti nuk je lideri që do të udhëheqë Shqipërinë larg korrupsionit, as tani dhe as më vonë (brenda zemrës e di që je i vetëdijshëm për këtë).

Kështu që nëse arrin të lësh jashtë egon tënde, dorëhiqu dhe lejo dikë që është në të vërtetë lider të vijë dhe të bëjë atë që është e drejtë për njerëzit.

I dashur kryeministër,

Nuk jemi prezantuar asnjëherë. Jam e sigurtë që ti je një djal i këndshëm dhe argëtues. Kam dëgjuar se je një artist dhe piktor i madh. Do të dëshiroja të shikojë artin tënd.

Por i dashur kryeministër,

Ti nuk ke për të drejtuar Shqipërinë larg varfërisë dhe korrupsionit dhe brenda zemrës ti e di këtë. Egoja jote kërkon që ti të jesh një lider i madh, gjithashtu edhe një piktor i madh. Të lutem zgjidh njërën. Ego jote është shumë e madhe dhe nuk është e mirë për askënd.

Jam e sigurtë që PS ka shumë anëtarë të mirë që do të ishin në gjendje të fokusoheshin në një profesion edhe pse unë jam pak si ty, më pëlqen të përfshihem nga pak në gjithçka. Më kanë thënë që duhet të fokusohem më shumë në përgatitjen e tortave, dhe këtë po bëj, është shumë qejf.

Zoti Ilir Meta,

Nuk më ke pëlqyer asnjëherë, as si lider i partisë dhe as si person privat dhe jam e sigurtë që kjo nuk është surprizë për ty. Por, në të vërtetë më pëlqen gruaja jote, të paktën ajo ka një zemër.

Mendimi im është se ti je i aftë të udhëheqësh Shqipërinë larg mizerjes dhe korrupsionit aq sa është i aftë një fëmijë i uritur të rezistojë përballë një keku të ngrohtë.

Mos ndoshta duhet të lejosh gruan tënde të të zëvendësojë?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008756160736084
array(1) { ["section"]=> string(153) "sadije-berisha-u-drejtohet-te-gjitheve-luli-koha-te-lirosh-vendin-rama-zgjidh-kryeminister-ose-piktor-ti-ilir-meta-nuk-ke-zemer-hapi-vendin-monikes-69317" }