Sadiku dhe Balaj kapen mat me femra në festën e Kombëtares

Publikuar tek: sport, më 10:39 25-06-2016 Sadiku dhe Balaj kapen mat me femra në festën e Kombëtares

Mbërritja e futbollistëve të Kombëtares në Shqipëri, me një autobus të hapur dhe me mbikëqyrjen nga qielli e një helikopteri të stolisur me flamurin kuqezi, ishte spektakli që na u ofrua në rrugët e Tiranës.

Itinerari protokollar me praninë e Kryeministrit Edi Rama u finalizua në ndalesën e fundit të djemve të Kombëtares përpara tifozëve në fanzonën e ngritur në sheshin “Nënë Tereza”, për të ndjekur ndeshjet e Europianit.

Por këto orë të gjata nën temperatura ekstremisht të larta, që pushtuan Tiranën dje, mund të konsideroheshin torturë për futbollistët, të cilët pas lodhjes në mesditë, darkuan me personazhe të rëndësishëm të politikës, Kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Ilir Meta, ministrin Samir Tahirin, deputetin Taulant Balla etj., me të cilët shpërndanin gjatë gjithë kohës video “selfie”.

“Panorama Plus” shkruan se më pas i janë dorëzuar ekstazës deri në orët e vona të mesnatës në club “Folie”. Ndryshe nga festimet e mëparshme, kur djemtë e Kombëtares rrethoheshin nga vajzat VIP, apo ato që kryesojnë rrjetet sociale për format seksi, këtë herë janë argëtuar në prani të vajzave të panjohura.

Edhe pse fillimet e festës mund të konsideroheshin paksa nxemje për futbollistet seksi të Kombëtares, me kalimin e kohës ata shtonin dozën e alkoolit dhe të çlirimit nga serioziteti. Paparaci ynë ka mundur t’i fotografojë në momente të vërteta shfrenimi.

Të dehur, jo vetëm nga alkooli, por edhe nga femrat. Sulmuesi Armando Sadiku, autori i golit me Rumaninë, ka qenë ai më i lakmuari nga vajzat e pranishme, të cilat dukej se ishin vënë në garë gjatë mesnatës se kush më shumë e kush më pak ta bënte për vete. 25­vjeçari nga Elbasani është treguar i kujdesshëm në afrimitetin me to, pavarësisht ndonjë gote alkool më shumë.

Edhe për faktin se ai ra pre e thashethemeve për lidhje të fshehtë me vajzën modele të ndihmëstrajnerit italian, Paolo Tramezzani. Pjesë e spektaklit të mesnatës u bë dhe 25­vjeçari shkodran Bekim Balaj, i cili mund të themi se ka qenë don zhuani i kësaj nate.

Nën avujt e alkoolit, ai është gjendur në një situatë të sikletshme mes një biondeje dhe një bruneje, pasi herë puthte njërën dhe herë tjetrën. Biondi më seksi i Kombëtares mund të themi se është ndër më të përfolurit e dy­tri viteve të fundit për lidhje të tij me vajza seksi të botës së televizionit në Tiranë dhe Kosovë.

kombtarja5.jpg

kombtarja4.jpg

kombtarja3.jpg

kombtarja2.jpg

 

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Taulant Xhaka në krahë të aktores së 'Top Channel'
Shaqiri i dhuron barazimin Zvicrës. Ndeshja me Poloninë kalon në kohën shtesë »
Article Logic
Execution time: 0.0040750503540039
array(1) { ["section"]=> string(64) "sadiku-dhe-balaj-kapen-mat-me-femra-ne-festen-e-kombetares-44560" }