“Sadiku le të fliste sot por asnjë qeveritar a kapiten skuadre”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:44 23-06-2016 “Sadiku le të fliste sot por asnjë qeveritar a kapiten skuadre”

“Po pse duhet të zerë politika këtë vend në sport?” Kjo është pyetja që ngre gazetarja e njohur Sonila Meço, tani kur djemtë e kombëtares shqiptaresapo janë kthyer në Atdhe.

Sipas Meços, politika është ulur skiç aty ku duhet të qendroje fort e me dy këmbë...

"Politika të merret me pjesen e vet per t'i dhënë kombëtarës lojtarë kampionati vendas dinjitoz duke krijuar kushte, mbeshtetje, garanci... Ceremoninë e festës shqiptarët e bënë pas dy fitoresh, me Armenine e Rumaninë. Festuam aq sa arritëm edhe kur e dinim se morëm me pak sa dhamë. Sot duhej shqiptarëve t'u jepej mundësia të takonin nga afër djemtë që u dhanë aq emocione. Sadiku le te fliste sot. Por asnjë zyrtarizëm tjetër, asnjë qeveritar a kapiten skuadre, sepse zyrtarisht për ne udhëtimi perfundoi atje ku nisi, thjeshtë me pjesëmarrjen në  finalet e Europianit. A mundet t'ja lejojmë vetes shprehjen e ndjenjave pa komandë? Dikush eshte i trishtuar, dikush krenar, dikush i zhgënjyer e tjetri ngadhnjimtar. Emocionet ata i dhurojnë ne fushen e blertë  e kurrë nuk do harrojmë si na bënë të ndihemi. Mos t'i shndërrojmë në turmë ata që sot duhet të qenë unike përballë turmës”, shkruan Meço.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03093409538269
array(1) { ["section"]=> string(67) "sadiku-le-te-fliste-sot-por-asnje-qeveritar-a-kapiten-skuadre-44385" }