Sadiku luan pa dëshirë, por shënon gol

Publikuar tek: sport, më 21:45 25-07-2016

Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe Zyrihut, Armando Sadiku, ka zbritur në fushë si titullar ditën e sotme teksa ka filluar liga e dytë e kampionatit zviceran. Në takimin Zyrih-Winterthur, Sadiku shënoi golin e dytë të fitores 2-0 të Zyrihut.

Sadiku shënoi në minutën e 82-të dhe më pas u zëvendësua. Titullar për Zyrihun u aktivizua edhe futbollisti tjetër i kombëtares kuqezi, Burim Kukeli, shkruan Newsport.

Sadiku pritet të largohet nga Zyrihu dhe e ka bërë të qartë që nuk ka dëshirë të qëndrojë të zviceranët, por megjithatë për aq kohë sa është aty ai do të sillet si profesionist i vërtetë dhe diçka të tillë e vërtetoi me golin e sotëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Messi hap biznesin e tij, ja me çfarë do merret tani e tutje
Zyrtarizohet kalimi, Higuain lojtar i Juventusit »
Article Logic
Execution time: 0.0041961669921875
array(1) { ["section"]=> string(43) "sadiku-luan-pa-deshire-por-shenon-gol-47714" }