Sadiku nuk e ka të gjatë te Levante, drejtuesit marrin vendimin për të

Publikuar tek: sport, më 12:43 10-06-2018 Sadiku nuk e ka të gjatë te Levante, drejtuesit marrin vendimin për të

Levante duket se nuk kërkon të mbajë Armando Sadikun.

Klubi spanjoll sipas prestigjozes Marca ka nxjerrë në shitje sulmuesin. Gazeta bën me dije se për të çdo ofertë do mirë pritet dhe ai do lihet i lirë që të largohet. Sadiku erdhi me bujë nga Legia Varshavë në merkaton e janarit dhe nënshkroi një kontratë me klubin valencian deri në vitin 2020.

Por duket se rrugët mes elbasanasit dhe kuqebluve do ndahen që këtë verë. Sadiku ka zhgënjyer pritshmëritë e drejtuesve ku në aventurën e tij në Spanjë ende nuk ka shënuar asnjë gol në La Liga. E ardhmja për ish-sulmuesin e Luganos duket larg Levantes.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rally Albania ‘nxeh’ motorët, të gjithë gati për spektakël në Tiranë (FOTOT)
Një tjetër futbollist shqiptar drejt Turqisë, pranë firmës me ekipin e njohur »
Article Logic
Execution time: 0.030007123947144
array(1) { ["section"]=> string(76) "sadiku-nuk-e-ka-te-gjate-te-levante-drejtuesit-marrin-vendimin-per-te-123871" }