Sadiq Khan, pesë gjëra që nuk i dini për kryebashkiakun e ri të Londrës

Publikuar tek: bota, më 11:29 07-05-2016 Sadiq Khan, pesë gjëra që nuk i dini për kryebashkiakun e ri të Londrës

Sadiq Khan, u zgjodh kryebashkiak i Londrës. Ai është i pari mysliman që do drejtojë bashkinë. Këto janë pesë gjëra që nuk i dini për kryebashkiakun e ri të Londrës:

1.        Djali i emigrantëve pakistanezë, Sadiq Khan ka jetuar në shtëpitë popullore në Earsfield, në jug të Londrës, në një shtëpi me tre dhoma. “Prindërit e mi ikën nga Pakistani për tu transferuar në Londer në 1960, babai im ishte shofer autobuzi për 25 vjet dhe nëna ime hekuroste rroba për të na mbajtur” ka treguar ai për “Business Insider”.

2.        Sadiq dhe dy vëllezër të tij kanë frekuentuar Fircroft Primary School, ku mësuesit i kanë mësuar që të “punojnë fort”. “Njëri nga vëllezërit e mi ka studiuar për tu bërë mekanik” tha ai për mediat.

3.        Sadiq Khan është djali i pestë i tetë fëmijëve, shtatë vëllezër dhe një motër. Khanët janë një familje që gjithmonë kanë punuar fort. “Dërgonin para në Pakistan tek të afërmit tanë” ka treguar kryebashkiaku.

4.        Sadiq Khan është diplomuar për ligj e drejtësi në Universitetin e North London dhe arriti që të marrë një shtëpi që në moshë të re, pavarësisht çmimeve që rriteshin në tregun e imobiliareve në Londër, për të cilat thotë sot se kërkon ti luftojë. Përpara se të zgjidhte studimet për drejtësi, ka dashur të bëhet dentist.

5.        Khan në 1994 u martua me Saadiya Ahmed, edhe ajo avokate. Kanë dy vajza, Anisah dhe Ammarah, të lindura në 1999 dhe 2001.

{gallery}sadiq{/gallery}

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016693115234375
array(1) { ["section"]=> string(76) "sadiq-khan-pese-gjera-qe-nuk-i-dini-per-kryebashkiakun-e-ri-te-londres-39764" }