Saimir Pirgu magjeps skenën londineze me Traviatën, përshëndet publikun me shqiponjë (FOTO)

Publikuar tek: kulture-art, më 13:11 05-02-2016 Saimir Pirgu magjeps skenën londineze me Traviatën, përshëndet publikun me shqiponjë (FOTO)

Tenori shqiptar Saimir Pirgu ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme me La Traviata në Royal Opera House në Londër, në një transmetim që për herë të parë bëhet edhe në dhjetëra kinema anembanë botës, një transmetim që ndodh për herë të parë.

Në rolin e Alfredo Germond, ai ka kënduar krah sopranos ruse Venera Gimadeva në rolin e Violetës dhe babait të Alfredos, Giorgio performuar nga Luca Salsi nga Italia.

Dje publiku në Royal Opera House është ngritur në këmbë për Traviatën, ndërsa Saimir Pirgu, I ka kujtuar audiencës në Londër dhe në mbarë botën se ai është shqiptar, ndërkohë që ka bërë shqiponjën me duar në përshëndetjen përfundimtare të performancës së tij dhe duartrokitjeve që mori nga publiku.

Pirgu, para shfaqjes, në intervista është shprehur se opera në kinema është një mënyrë e re për të tërhequr publikun. “Jam i lumtur që Royal Opera House po kthen sytë në prodhimin tonë të Traviatës për kinema në 4 shkurt. Kjo metodë e re e shpërndarjes së operas ka një tjetër efekt te publiku. Edhe unë vetë jam afruar në botën e operas nëpërmjet televizionit: ka qenë pasi kam parë koncertin e tre tenorëve në Caracalla. Atëherë vendosa se opera do të ishte jeta ime” ka thënë Pirgu për median italiane përpara 4 shkurtit.

“Pasioni për kanton ka qenë Brenda meje. Që kur kam qenë I vogël kam dashur të këndoj dhe e bëja këtë përballë një publiku miqsh dhe të njohurish. Në Shqipëri, kur isha në fillore, sistemi komunist kishte një system shkollor me disa kurse muzikore. Pak për zgjedhje dhe pak për imponim të sistemit e gjeta veten duke studiuar për violin, u diplomova, por kur nuk rreshta duke kënduar. Studimi për instrumentin ka kontribuar dukshëm në rritjen time muzikore” thotë Pirgu.

“Isha thuajse 13-14 vjeç kur gjendesha në Elbasan, një qytet I vogël industrial në Shqipëri. Sapo kishte përfunduar sistemi komunist në Shqipëri dhe pashë në TV koncertin e famshëm të Tre Tenorëve në Caracalla. U befasova. E regjistrova atë koncertë dhe e kam dëgjuar mijëra herë. Që nga ai moment vendosa se Kanto do të ishte jeta ime, dhe kështu ndodhi. Isha 18 vjeç kur pasi u diplomova për violin vendosa të le Shqipërinë dhe të vija në Itali, jo vetëm për të studiuar, por edhe me shpresën për një jetë më të mirë. U pranova në Konservatorin e Bolzanos. Atje takova Maestro Vito Brunetti që më mori në kursin e tij dhe besoi fort te unë. Falë mësimeve të tij u diplomova në konservator në më pak se dy vite dhe fillova karrierën. Në moshën 20 vjeç fitova konkursin “Enrico Caruso” të Milanos, konkursin “Tito Schiha të Lecces dhe kisha marrë pjesë në akademinë e Pesaros” tregon ai për fillimet e karrierës së vet.

saimir.jpg

saimir3.jpg

saimir2.jpg

saimir1.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Loja dhe drama 20 vjeçare me shtëpinë e Lasgushit të madh, e bija Maria rrëfen historinë: Përse kjo ligësi kaq e madhe
Interpretimi i Andrea Bocellit mahnit Barack dhe Michelle Obamën (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.034677028656006
array(1) { ["section"]=> string(94) "saimir-pirgu-magjeps-skenen-londineze-me-traviaten-pershendet-publikun-me-shqiponje-foto-31813" }