Saimir Pirgu në skenën e suksesit në Londër me premierën e operas “King Roger”

Publikuar tek: kulture-art, më 19:29 04-05-2015 Saimir Pirgu në skenën e suksesit në Londër me premierën e operas “King Roger”

Tenori shqiptar Saimir Pirgu dha performancën e tij në skenën Royal Opera House Londër me operan “King Roger”. Duket se gjithçka ka shkuar më së miri pasi Pirgu është shprehur pas premierës së shfaqjes në Facebook se është një natë e paharrueshme.

“King Roger” është një vepër me tre akte me muzikë të Karol  Szymanowski dhe “libretto” të kompozuar nga ai vetë bashkë me kushëririn e tij. Vepra u dha premierë botërore për herë të parë më vitin 1926 në Warsaw, Poloni. Pirgu kishte në këtë vepër rolin protagonist si çoban, i cili dërgohet përpara mbretit Roger dhe kisha donte që ta dënonte për predikimin e tij heretik por mbreti dhe mbretëresha Roxana i japin atij fjalën të parit. Pak nga pak ai bëhet lideri dhe shkatërron mbretin. Mbreti humb bashkëshorten e tij Roxanën.

Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare Saimir Pirgu ka qenë student i tenorit legjendar Italian Luciano Pavarotti-t.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Performanca” shkon në burgun e grave në Tiranë
Zbulohet në Lushnje një varr i antikitetit të vonë »
Article Logic
Execution time: 0.023495197296143
array(1) { ["section"]=> string(82) "saimir-pirgu-ne-skenen-e-suksesit-ne-londer-me-premieren-e-operas-king-roger-10367" }