Saimir PIRGU tregon të kaluarën e vështirë: S’kishim bukë në tavolinë! Bëra punë të rëndomta... (Kush ishte mësuesi që i ndryshoi jetën- HISTORIA)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:30 12-01-2019 Saimir PIRGU tregon të kaluarën e vështirë: S’kishim bukë në tavolinë! Bëra punë të rëndomta... (Kush ishte mësuesi që i ndryshoi jetën- HISTORIA) Saimir Pirgu

Saimir Pirgu ishte 22 vjeç kur Claudio Abbado, e mori në Ferrara për një audicion. “Në mes të arias më ndërpreu: “Dakord, djali do vijë të këndojë me mua”. Roli i Ferrandos në “Cosi fan tutte” ishte i tiji.

Një shqiptar në rolin e një shqiptari. Sepse Pirgu, sot një nga tenorët më të suksesshëm në botë, vjen nga Elbasani në qendër të Shqipërisë. Një vend i varfër nga një familje akoma më e varfër.

“Ishim në komunizëm, nuk dinim se ç’ndodhte jashtë kufijve. Por një ditë në radio jepej koncerti i Tre Tenorëve. Isha djalë i vogël dhe mbeta i mahnitur. I thashë mamasë se do të doja dhe unë të këndoja kështu”, shkruan Corriere në Itali.

Ishte e vështirë të besohej një gjë e tillë kur nuk kishte bukë për t’u vendosur në tavolinë.

“Por, vec shumë anëve të errëta të regjimit, kishte një të mirë, shteti kishte programe të organizuara muzikore në shkolla. Në moshën 6 vjecare mora violinën në dorë, studiova për vite me radhë por asnjëherë nuk ndalova së kënduari. Këngë popullore, edhe të dasmave. Askush nuk më shtyu të bëja dicka të tillë. Familja gjithmonë më ka mbështetur dhe kur isha 18 vjec vendosa të ikja, erdha në Itali për të ndjekur klasat në Koservatorin e Bolzanos”.

Saimiri nuk humbi kohë. Të qëndroje në Bolzano duhet të punoje dhe ai filloi punë në një restorant. “Punë të rëndomta të të gjitha llojeve. Por isha fatlum sepse mund të studioja dhe punoja. Të takoja një mësues si Vito Maria Brunetti që ishte i aftë të shquante zërin tim”. Një mësues i vyer aq sa Pavaroti që ishte në fundjavë në Merano, i kërkoi të dëgjonte disa nga studentët e tij. Dhe Pirgu e gjeti veten të këndonte përpara idhullit të tij të fëmijërisë. Ishte një mrekulli. “Pas disa ditësh më merr në telefon dhe më fton ti bashkohem, propozon të studio me të. Me Lucioanon kam jetuar momentet më të bukura të jetës, më tregoi sekretet e profesionit, u bëmë miq. Duhet të fluturosh lart, më thoshte. Ishte i thjeshtë dhe inteligjent. Të vetmet herë që e shihja të nervozuar kishte të bënte me ushqimin. Nëse nuk ha mirë nuk mund të këndosh mirë, më përsëriste shpesh. Kur dëgjoi për audicionet e Abbado më tha: Je duke hyrë nga dera kryesore, kujdes mos u hidh nga dritarja”, shkruan Corriere.

S’kishte asnjë rrezik. Pirgu e dinte sesi të ëndërronte. “Abbado ishte i jashtëzakonshëm me mua. E vetmja vështirësi ishte se ai donte ti drejtoheshe me ti. Unë e thërrisja Claudio. Nëse më shpëtonte fjala “maestro” apo më përgjigjej me ironi “po ekselencë”. Me të kam kënduar Requiemin e Verdit në Salzburg dhe më vonë në Cikago për Requiem të Mozart. Unë jam atheist, por kur arrita tek Agnus Dei, fillova të besoj. Nëse ekziston Zoti, ai ekziston në muzikë”.

Të shtunën (sot) do të hapë si protagonist sezonin në Parma me Ballon me maska të Verdit. “Një opera për dashurinë, jam shumë i lumtur që të marr rolin e Ricardos që e kam kënduar në Tel Aviv me Zibin Mehta”. Por këtë herë në vendin e Verdit. Endrra vazhdon. “Në Itali kam gjetur miqësi, të ndihmosh të tjerët është në natyrën tuaj. Kam jetuar shumë vite si ekstrakomunitar pa u ndeshur me racizmin. Nuk e mendoj as sot. Italianët nuk do lejonin askënd në det”./ newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066509246826172
array(1) { ["section"]=> string(145) "saimir-pirgu-tregon-te-kaluaren-e-veshtire-s-kishim-buke-ne-tavoline-bera-pune-te-rendomta-kush-ishte-mesuesi-qe-i-ndryshoi-jeten-historia-148484" }