Saimir Strati sjell “Shën Terezën” në një mozaik me 1.5 milionë kopsa teli

Publikuar tek: kulture-art, më 20:47 29-11-2016 Saimir Strati sjell “Shën Terezën” në një mozaik me 1.5 milionë kopsa teli

Portreti i humanistes dhe shenjtores shqiptare “Shën Tereza” erdhi në një formë të veçantë si një mozaik me 1.5 milionë kopsa teli, nga artisti Saimir Strati.

Përmes këtij portreti, të punuar në Muzeun e Kosovës, me kapëse teli, në një dimension prej 10 metra katrorë, artisti synon të hyjë në librin e rekordeve Guinness.

Veprën e tij të nisur më 1 nëntor, artisti e ka bërë dhuratë për gjithë popullin shqiptarë dhe e zbuloi në Festën e Flamurit (dje) në Muzeun e Kosovës, ku edhe do të ekspozohet.

Për të nderuar punën e këtij mjeshtri të madh siç u quajt nga audienca, të pranishëm ishin shumë miq, familjarë, qytetarë e dashamirës të artit në përgjithësi.

“Për të thënë faleminderit do të ishte shumë pak. Këtë vepër të madhe nuk do të mund ta realizoja dot pa atë mikpritje e pa atë dashuri që ju sollët tek unë. Unë kam tejkaluar pritshmëritë e mija në veprën time, dhe jam i lumtur që kam tejkaluar pritshmëritë për pritshmërinë”, u shpreh Strati.

Ky portret i veçantë i nobelistes Nënë Tereza tashmë e shenjtëruar nga Vatikani, sipas artistit Strati është një dedikim dhe mirënjohje për punën humane që ka bërë ajo. Ideja për këtë formë mozaiku me anë të kapëseve, sipas tij, ka ardhur nga shpërngulja e refugjatëve dhe kalimi i telave gjemborë në kufij të ndryshëm.

Për këtë vepër, Strati beson se do të fitojë edhe një rekord të ri në Guinness. Ai, tashmë është bërë pjesë e librit të Guinness me nëntë vepra të tjera dhe pret që me mozaikun kushtuar Nënës Terezës të arrijë numrin jubilar, atë të dhjetin.

Më herët, artisti është shprehur se “kjo është një teknikë e re edhe për rekordet Guinness edhe për mua si artist, dhe më duket shumë interesant për ta çuar më tej”.

Sikurse ishte shprehur edhe më parë mbajtësi i 9 rekordeve, në mozaik është e  shkruar thënia shumë herë e përdorur nga Nënë Tereza: “Paqja mund të vijë edhe nga një buzëqeshje”.

15095678_1035896546521025_2956096970705129948_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë shkruante për të fundit herë nga Franca aktorja e “Alo Dedë! Jam Zana...”
U hoq busti i Petro Markos dhe u vendos ai i Albano Karrisit, reagon fondacioni: Kishim lejen e bashkisë dhe kujdesin e ministrit »
Article Logic
Execution time: 0.019301891326904
array(1) { ["section"]=> string(78) "saimir-strati-sjell-shen-terezen-ne-nje-mozaik-me-1-5-milione-kopsa-teli-61069" }