Saimir Tahiri dhe djali i tij siç nuk i keni parë, nisen për piknik, por rrugës u ndodhi e papritura

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:32 03-07-2017 Saimir Tahiri dhe djali i tij siç nuk i keni parë, nisen për piknik, por rrugës u ndodhi e papritura

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe djali i tij Drini këtë të dielë vendosë ta kalojnë duke eksploruar malin e Dajtit.

“S'ka pushim tu nejt. #thebeast #exploringalbania #malimegropa #dajt”,  shkruan Tahiri krahas fotos që ka publikuar në rrrjete sociale së bashku me djalin.

Siç duket nga fotoja ish-ministri ka hasur vështirësi teksa nget makinën si pasojë e gropave që ndodhen në malin e Dajtit. Nuk dihet nëse makina e ka lënë në rrugë apo kanë ndaluar për të bërë një pushim.

Megjithatë djali i tij Drini duket që po e shijon  shumë këtë piknik në natyrë teksa qëndron sipër makinës, sakaq Tahiri ka publikuar edhe foto të tjera të cilat tregojnë disa detaje më shumë nga vendet që ish-ministri eksploroi me të birin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039550065994263
array(1) { ["section"]=> string(104) "saimir-tahiri-dhe-djali-i-tij-sic-nuk-i-keni-pare-nisen-per-piknik-por-rruges-u-ndodhi-e-papritura-84778" }