Saimir Tahiri i kërkon llogari Tabakut të PD-së: O Joro, pse nuk erdhe?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:42 11-02-2017 Saimir Tahiri i kërkon llogari Tabakut të PD-së: O Joro, pse nuk erdhe?

Nga italishtja e kryeministrit Edi Rama, tek kërkesat e llogarisë së ministrit të Brendshëm, Samir Tahiri ndaj ish-shoqes së tij të klasës, deputetes së PD-së, Jorida Tabakut.

Këto dhe shumë momente të tjera nga aktualiteti politik në vend, janë disa nga çastet gazmore që sillen ashtu si për çdo javë në rubrikën "Ups” të emisionit “Kjo javë” në "News24", të gazetares Nisida Tufa.

"O Joro, pse nuk erdhe? Eëëë?", — është kjo kërkesa e llogarisë që Tahiri i ka bërë shoqes së tij nga tribuna e Kuvendit lidhur me mungesën e saj në takimin e ish-maturës '98 të gjimnazistëve të 'Sami Frashërit'.

Në 29 Janar, Saimir Tahiri ka qenë në festën e ribashkimit të gjimnazistëve të maturës së 1998 të "Sami Frashërit" ku ka marrë mikrofonin dhe ka kënduar edhe me shoqen e tij të klasës Julka Gramo, festë ku ka munguar Jorida Tabaku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073928833007812
array(1) { ["section"]=> string(74) "saimir-tahiri-i-kerkon-llogari-tabakut-te-pd-se-o-joro-pse-nuk-erdhe-68458" }