Saimir Tahiri mbush 36 vjeç, festë me familjen dhe darkë me stafin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:01 31-10-2015 Saimir Tahiri mbush 36 vjeç, festë me familjen dhe darkë me stafin Foto-kolazh: Saimir Tahiri nder vite

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kishte dje ditën e tij të lindjes. Tahiri mbushi plot 36 vjeç ndërsa festa e tij nuk ka mbaruar ende.

Mbrëmë mësohet se ministri ka festuar me familjen e tij në një darkë private e ndërsa sot, stafi i tij dhe efektivë të policisë së shtetit kanë organizuar një tjetër darkë surprizë.

Ajo që mbetet enigmë është dhurata që i ka bërë kryeministri Rama pasi siç dihet, kryeministri është kujdesur në detaj për ditëlindjet e njerëzve të rëndësishëm të këtij vendi. Femrave u ka dërguar lule por nuk kanë munguar as dhuratat për meshkujt (kujtojmë këtu dhuratën që i bëri Drini Zeqos në ditën e lindjes).

Miqësia mes Ramës e Tahirit është e hershme. Ajo u soll sërish në vëmendje kur fotografi Erdi Mara publikoi një foto ku Rama celebronte martesën e Tahirit me bashkëshorten e tij në Bashkinë e Tiranës.

Tahiri është baba i një djali të vogël të quajtur Drini.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14476299285889
array(1) { ["section"]=> string(71) "saimir-tahiri-mbush-36-vjec-feste-me-familjen-dhe-darke-me-stafin-24376" }