Sajmir Pirgu rikthehet në Royal Opera House në Londër me “King Roger”

Publikuar tek: kulture-art, më 15:30 27-04-2015 Sajmir Pirgu rikthehet në Royal Opera House në Londër me “King Roger”

Tenorit shqiptar Saimir Pirgu i është kushtuar një biografi e karrierës së tij në të përditshmen “Express”. Pirgu ka lindur në vitin 1981 në Elbasan kur Shqipëria ishte nën sundimin komunist dhe komisarët e zgjodhën si një nga të rinjtë që do të studionte violinë.

Së fundmi, Sajmir Pirgu do të rikthehet në skenën e operas me veprën me tre akte “King Roger” me muzikë nga Karol Szymanowski dhe “libretto” të kompozuar nga ai vetë bashkë me kushëririn e tij. Vepra u dha premierë botërore më vitin 1926 në Warsaw, Poloni. Pirgu kishte në këtë vepër rolin protagonist si çoban, i cili dërgohet përpara mbretit Roger dhe kasha donte që ta dënonte për predikimin e tij heretik por mbreti dhe mbretëresha Roxana i japin atij fjalën të parit. Pak nga pak ai bëhet lideri dhe shkatërron mbretin. Mbreti humb bashkëshorten e tij Roxanën.

Pirgu takoi tenorin italian Luciano Pavarotti kur ishte student muzike në “Conservatory Bolzano” dhe zgjodhi të bëhej këngëtar me këshillat e mësuesit të tij. “Luciano Pavarotti ndryshoi mentalitetin tim, ndryshoi gjithçka. Më mësoi si të projektoj zërin, të zotëroj tingullin dhe ngjyrën”, shprehet Pirgu për profesorin e tij Pavarottin. Ai e quan tenorin legjendar një mik dhe mentor si dhe tregon që ka mbajtur kontakte me të deri në ditët e fundit të jetës.

Një nga arritjet më të bukura të Pirgut ishte në vitin 2013 kur këndoi në rolin e Alfredo në New York Metropolitan Opera La Traviata në një skenë me Placido Domingo-n si babai i Alfredos.

Nga data 1 maj Sajmir Pirgu do të jetë në Royal Opera House në Londër me shfaqjen Krol Roger.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dita ndërkombëtare e Librit, për nder të kolosëve të letërsisë Shakespeare e Servantes
Shqipëria në fokus të francezit Jean-Leon Gerome »
Article Logic
Execution time: 0.23068690299988
array(1) { ["section"]=> string(72) "sajmir-pirgu-rikthehet-ne-royal-opera-house-ne-londer-me-king-roger-9794" }