“Sajmir Tahiri e kishte në pronësi makinën kur Habilajt trafikuan drogën’’ , PD nxjerr dokumentet e TIMS

Publikuar tek: politike, më 11:58 21-09-2015 “Sajmir Tahiri e kishte në pronësi makinën kur Habilajt trafikuan drogën’’ , PD nxjerr dokumentet e TIMS Sajmir Tahiri dhe dokumentet e TIMS për hyrje-daljet, publikuar nga PD

‘’Sajmir Tahiri, ministri i Punëve të Brendshme ka qenë pronar i makinës tip ‘’Audi’’ për të cilën deklaroi se e kishte shitur’’, kjo ka qenë deklarata e sotme e kreut të Departamentit për Sigurinë e Rendin Publik në Partinë Demokratike, Enkeleid Alibeaj.

“Fakte të reja provojnë mashtrimin kriminal të Saimir Tahirit, në lidhje me makinën e drogës AA003GB.

Për të fshehur përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në krim, në trafikun e drogës që bëhej me makinën e tij private nga kushërinjtë Habilaj, Tahiri tha se e kishte shitur mjetin në nëntor të vitit 2013. E kishte shitur por nuk e kishte deklaruar, pra ministri kapet në informalitet.

Por ja si është e vërteta.

Me 30 gusht të vitit 2014, një vit pasi ai deklaron se e paska shitur makinën, Saimir Tahiri shfaqet në timon në pikën kufitare të Kapshticës pikërisht me audin AA003GB.

Ja ku është dokumenti i sistemit TIMS.

Më herët, me 16 gusht po të vitit 2014, Saimir Tahiri dhe e famshmja AA003GB, shfaqen në pikën kufitare të Qafë Botës.

Dhe me 29 gusht të vitit 2014, sërish në Kapshticë, Saimir Tahiri me audin e tij AA003GB.

Ja pra këto janë faktet. Saimir Tahiri nuk e ka shitur makinën. Ajo është prona e tij, dhe me të zhvillohet linja e trafikut të drogës, AA003GB.

Kur makinën e tij private nuk e përdorin kushërinjtë e tij Habilaj, kontigjentë policie, të njohur si trafikantët më të mëdhenj të drogës në Vlorë, e përdor Ministri i Brendshëm.

Ky mashtrim publik vërteton edhe një herë implikimin e drejtpërdrejtë të Saimir Tahirit në trafikun e drogës, madje komandimin e kësaj linje, pasi përdorimi i makinës së ministrit, është licencë, është imunitet, është garanci e paprekshmëri për bandën”, deklaroi Alibeaj.

{gallery}sajmirtahiritims{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministrja e Integrimit Gjosha vlerëson OSBE-në, reagon zv.kryeministri Peleshi: S'duhet të mbajmë qëndrim
PD prezanton platformën për reformen në drejtësi, Alibeaj: Ndryshimet kushtetuese brenda hapësirave që ajo lejon »
Article Logic
Execution time: 0.021982908248901
array(1) { ["section"]=> string(105) "sajmir-tahiri-e-kishte-ne-pronesi-makinen-kur-habilajt-trafikuan-drogen-pd-nxjerr-dokumentet-e-tims-21311" }