Sali Berisha akuza të reja gazetarit Elvin Luku: ‘’Çuni i Lelës dhe burri i prokurores së Zagamit’’. Luku i kthen një përgjigje

Publikuar tek: politike, më 09:58 25-01-2016 Sali Berisha akuza të reja gazetarit Elvin Luku: ‘’Çuni i Lelës dhe burri i prokurores së Zagamit’’. Luku i kthen një përgjigje Sali Berisha dhe Elvin Lukuy

Sali Berisha sulmon gazetarin Elvin Luku duke publikuar një akuzë të re dhe duke e quajtur ‘’Çuni i Lelës dhe burri i prokurores së çështjes Zagami’’. Berisha ka  folur për ndikime të tij në punën e bashkëshortes. Por gazetari Elvin Luku i kthen një përgjigje të gjatë ish-kryeministrit.

Çfarë shkruante Berisha për të:

“Nje hetim qesharak qe fajeson edhe me shume Saje qorrin! Qytetari dixhital denoncon:Presionin qe ushtruan mbi gazetarin e Koço Kokedhimes, burrin e prokurores qe hetoi akuzat e shefit te antitrafikut te qarkut te Fierit, Zagami, per implikimin ne trafiqe te Saje qorrit nga vet Edi Rama por dhe Mili i partise!

Natyrisht nuk marr persiper vertetesine e lidhjeve te gazetarit te Koço Kokedhimes me prokuroren e çeshtjes, qe u be famoze per hetimin e saj qesharak. Por me kete rast theksoj se me hetimin e saj tragji-komik, pa pyetur asnjehere Zagamin, te cilin ne vend qe ta merrnin deshmitar te mbrojtur te drejtesise, e shpallen kriminel ne kerkim nderkombetar, vetem e vetem qe te mos e pyesnin dhe mbyllnin hetimin ne favor te Saje qorrit, ajo faktoi per çdo shqiptar implikimin koke e kembe te Saje qorrit, Habilve te tij qe menaxhonin trafiqet me makinen dhe skafin e ministrit te trafiqeve.

Vetem ne sistemin TIMS rezulton se makina e Saje qorrit, "shitur" Habilve, ka kaluar dhjetera here kufirin, po keshtu dhe skafi i tij "Venus" ka çare me dhjetra here detin me ngarkesat e droges se kushuririt Saje qorri! sb

"O doktor te jap nje lajm te fresket. burri i prokurores se Fierit qe pushoi hetimin per Saje qorrin eshte gazetar te Koço i partise. verifikoje dhe do shofesh presionin qe i eshte bere burrit te prokurores nga ana e Edvin Rames dhe Emiljano Shullazit."

Po dje Berisha publikon edhe një denoncim të ri nga ‘’Komisariati Dixhital’’:

“Qytetari dixhital denoncon: medalja e arit e burrit te prokurores se Fierit detyroi nje studente te vriste veten!

Une nuk kam lexuar pergjigjen e bashkeshortit te prokurores te hetimit qesharak te akuzave te Zagamit ndaj Saje qorrit, por theksoj se qytetari dixhital nuk e ka akuzuar ate si student te dobet ne gazetari por se mbi te eshte bere presion i madh nga vete Edivin Rama dhe Mili i Partise, qe bashkeshortja e tij te shpalle te paverteta akuzat e Zagamit ndaj Saje qorrit!

"Doktor, burri i Eglantines se Fierit ju kishte kthyer nje pergjigje ne media ku nder te tjera lavderohej per nje medalje ari si edhe karriere te shquar ne gazetari!!!

Medaljen e arit qe mori ai ne departamentin e gazetarise e meritonte nje vajze nga Kukesi, Sabaete Peposhi. Por e mori Çuni Leles, keshtu e therrasin, se kishte mamin punonjese ne ate departament. Pas disa muajsh ajo vajza vrau veten edhe pse ishte studente e shkelqyer dhe shume me e mire se Çuni Leles. Kete histori e dine te gjithe pedagoget aty. Shko verifikoje. Ka shume per çunin e Leles..."

 

Përgjigja e Lukut:

“Doktor Berisha, pa pritur, u fut në jetën time profesionale dhe familjare. Po merret edhe me mamin tim…

Uroj të shpëtojë gjyshja!

Nxjerr në publik informacione me burime gjoja anonime, që i quan "qytetari digjital", anonimat që në këto raste është krejt në kundërshtim me etikën më elementare profesionale.

Po të vepronte kështu një gazetar i ri do e flaknin nga penxherja e çdo redaksie. Po, unë e mirëkuptoj sepse doktori nuk është gazetar, sikurse unë, si gazetar, nuk jam doktor.

E siguroj se në familjen time, gruaja, nuk fut hundët në punët e burrit, dhe, as burri, nuk fut hundën në punët e gruas. As prindi nuk fut hundët në punët e fëmijëve, dhe, as fëmija nuk fut hundët në punët e prindërve.

Këtu e lë këtë reagim. Nuk kam kohë të humbas me një debat që nuk më sjell asgjë, duke qenë i zënë me punët dhe përkushtimin tim në karrierën si gazetar, dhe në kërkimin tim shkencor si doktor i ardhshëm...”

 

Luku para kësaj përgjigje të shkurtër i ka kthyer një përgjigje më të gjatë Berishës:

“Pergjigje ndaj akuzes se S. Berishes ndaj meje

STANDARDI I DYFISHTE I PD-SË DHE "QYTETARI DIGJITAL"

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një koment në faqen e tij zyrtare në Facebook, më akuzon se:

1. Jam gazetar i bindur i Koço Kokëdhimës;

2. Kam rënë pre e presioneve të Edi Ramës;

3. Jam kërcënuar nga Emiljano Shullazi...

Ka akoma!

Sipas tij, nën trysninë e këtyre tre personave, unë kam ndikuar te bashkëshortja ime, Prokurorja që nisi hetimet kryesisht për akuzat e Dritan Zaganit, mbi eprorët e tij, për pushimin e kësaj çështje...

Vijon...

...të gjitha këto akuza publike i bazon në një mesazh që i ka mberritur në imbox-in e faqes së tij në Facebook, në kuadër të nismes "Qytetari Digjital".

Uauuu..., çfarë guximi "intelektual"!

Përtej hilaritetit, si gazetar, kam detyrimin profesional të sqaroj publikun dhe ndjekësit në rrjetet sociale se personat e sipërpërmendur nuk i kam takuar kurrë më parë, veçse në ndonjë kronikë, shkrim apo ndonjë koment në Facebook.

Së dyti, Doktori si intelektual që është duhet te dijë, se kush ka pak respekt për deontologjinë e profesionit të vet, e ka parim primar respektimin e pavarësisë së vendimarrjes edhe në profesionin e tjetrit. Kjo do të thotë se, as ka ndodhur dhe as do të ndodhë që unë të ndërhyje për vendime apo gjykime në punën e bashkëshortes sime!

Kaq, për të parën!

Për të dytën, Doktor, ju kujtoj se Prokurorja që ju akuzoni sot, është e njëjta që hetoi së fundi të ashtëquajturin "Skandalin e Doganave" mbi shmangien e akcizes, që i kushtoi shtetit një dëm mbi 2 mln euro. Në këtë çështje u arrestua edhe Zv.Drejtorja e Përgjithshme Doganave, Lula Njebza, të cilën ju vetë e keni akuzuar në Kuvend, si dhe gjashtë zyrtarë të tjerë.

Sot, ndërsa hetimi vijon, pesë prej të akuzuarve, prej të njëjtës Prokurore që ju shenjestroni, janë lënë nga gjykata në arrest me burg, ndërsa dy të tjerë në arrest shtëpie.

Për hetimin e këtij skandali në dogana, kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur falenderimin e tij të posaçem për Prokuroren në fjalë, në intervisten e fundit në emisionin Opinion.

Ndërsa sot, kur e njëjta Prokurore vendos pushimin e një çështje, që nuk shkon me interesat e partisë suaj, ju Doktor dhe kryetari yt Basha, e cilësoni si " mercenare të pushtetit".

Kjo është jo serioze për një ish-kryeminister dhe një aspirant për kryeminister...

Është standard i dyfishtë!

Së dyti, Doktor, unë jam një nga mbeshtetesit më të fortë i mediave sociale, ose medias së qytetarit (mjaft të bësh një search në Google). Respektoj opinionin e gjithësecilit. Dhe, një prej ndjekësve tuaj në këto rrjete ju ka dërguar një informacion, mbi të cilën ju bazoni këtë konspiracion, që, edhe Kastriot Myftari do ta kishte zili...

Ju jeni një ish-kryeminister, njeri i librave, një figurë publike, dhe si i tillë e keni detyrim profesional dhe moral, të verifikoni burimet që citoni, aq më tepër kur mbi to, bazoni gjithë argumentet tuaja.

Intelektuali ka përgjegjësinë e fjalës, veçanërisht, kur artikulohet në publik.

Ju keni një zyrë shtypi në PD. Disa prej zëdhënësve tuaj i njoh për shkak të profesionit, të tjerë, kanë kryer studimet e larta në të njëjtin grup me mua në UT. Mund të kërkoni edhe ndihmën e tyre për informacione mbi shkollimin dhe karrierën time.

Kjo është njëra mënyrë...

Tjetra, duke njohur kufizimet që ju vijnë edhe për shkak të moshës, për t'iu rikthyer sërisht kërkimeve, po ju ndihmoj me një informacion të përmbledhur, që të mos mërzisim dhe lexuesit e Facebook-ut e portaleve, me CV-ne time:

- Kam mbaruar studimet në shkollën e mesme "Asim Vokshi", dega anglisht;

- Kam kryer studimet universitare në UT, dega "Gazetari dhe Komunikim", në nivelin bachelor, ku jam vlerësuar nga Ministria e Arsimit (në kohen tuaj) me medalje ari...;

- Kam kryer studimet e DND-së dhe kam një Master për "Marrëdhënie me Publikun", në UT...;

- Aktualisht, ndjek Shkollën Doktorale në Dep. "Gazetari dhe Kom.", Fakulteti Histori-Filologjik në UT. Po zhvilloj një kërkim "Mbi talk show-n në Shqipëri", me udhëheqës, Akademik Artan Fugen;

- Në vitin 2007 kam filluar punë me kohë të plotë në TV Ora News, si gazetar...;

- Që prej Janarit 2009 e deri më sot punoj si gazetar me kohë të plotë në TV satelitor kombëtar "Vizion Plus"...;

- Gjatë karrierës sime si gazetar jam aktivizuar në shtypin e shkruar si opinionist në gazetat "Shqip", "Standard", "Shekulli", "Tema", etj..., dhe në portalet online "Observatori Europian i Gazetarisë", "Kosova info", "Telegraf" (Kosovë), "Shenja" (Maqedoni) etj...

- Gjithashtu, në cilësinë e kerkuesit shkencor, jam një botues i rregullt në revistat shkencore të Departametit të Gazetarisë dhe Komunikimit në UT, si dhe pjesëmarrës në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare...

Së treti, Doktor, m.q.s ju keni marrë dhe nismen "Qytetari Dixhital" dhe keni ndërmend të botoni dhe një libër, si kërkues i komunikimit dhe mediave të reja, më lejoni t'iu jap një keshillë:

Rrejtet sociale janë mediat që do të demokratizojnë shoqërinë, madje, dhe vetë pushtetin e katërt.

Por..., kujdes!

Kur nuk përdoren si duhet, siç thotë dhe Umberto Eco, rrezikojnë që të kthehen në "mjete komunikimi që u japin të drejtën e fjalës budallenjve...".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qeveria mund të bashkojë Tatimet dhe Doganat
Tahiri raporton për projektligjin e Sigurisë, Dogjani e kundërshton: Ministri thotë kemi më pak vrasje, përse i duhen kamerat?! »
Article Logic
Execution time: 0.18900489807129
array(1) { ["section"]=> string(127) "sali-berisha-akuza-te-reja-gazetarit-elvin-luku-cuni-i-leles-dhe-burri-i-prokurores-se-zagamit-luku-i-kthen-nje-pergjigje-30864" }