Sali Berisha akuzon Ramën për trenin lejla, por fajin e ka ...Elvana (Foto)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:49 31-08-2016 Sali Berisha akuzon Ramën për trenin lejla, por fajin e ka ...Elvana (Foto)

Këngëtarja Elvana Gjata ka futur në sherr Ramën dhe Berishën. Ky i fundit vijon me akuzat ndaj qeverisë Rama, ku së fundmi ka postuar një foto ku shfaqet një tren i lyer i tëri me ngjyrë lejla.

“Tani Partia Siçiliste ka dhe trenin e vet mavri! sb”, shkruan Berisha në postim. Por, në fakt “e bukura” është se Elvana është bërë shkak i kësaj akuze sepse është këngëtarja ajo që ka vendosur lyerjen e këtij treni me ngjyrë lejla.

Burime pranë artistes kanë bërë të ditur për Blitz.al se ajo e ka përdorur këtë tren për videoklipin e saj më të ri, që pritet të publikohet në shtator të këtij viti, në bashkëpunim me Capital T.

Ndoshta herë tjetër ish-kryeministri duhet të jetë më i saktë me burimet që të mos dalë bllof si këtë herë.

Uberishatrenititled.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021567106246948
array(1) { ["section"]=> string(75) "sali-berisha-akuzon-ramen-per-trenin-lejla-por-fajin-e-ka-elvana-foto-51443" }