Sali Berisha flet me pasion kundër saj, por Vali Leskaj pas kurrizit të tij as që e prish terezinë (FOTOT)

Publikuar tek: politike, më 11:25 31-03-2016 Sali Berisha flet me pasion kundër saj, por Vali Leskaj pas kurrizit të tij as që e prish terezinë (FOTOT)

Sali Berisha flet me pasion kundër saj, por Vali Leskaj pas kurrizit të tij as që e prish terezinë. Gjithçka ka ndodhur pas seancës parlamentare, kur ish-kryeministri ka dalë në oborr për të folur për gazetarët, po kështu edhe nënkryetarja e Kuvendit, deputetja socialiste Valentina Leskaj.

“Parlamenti ka hypur në lokomotivën Leskaj.”, tha Berisha, ndërkohë që pas tij Leskaj bisedonte e qetë me kolegët e saj. Situata ka zgjatur për disa minuta.

 “Në këtë parlament vendosin interesat e krimit, dëshira e kusarëve të shtetit dhe krimi me pushtetin. Edi Rama si kreu i meduzës dhe në ndihmë të sivëllaut Kokëdhima krijon këtë situatë absurde, të turpshme, kur de facto ai ka asgjësuar ligjin e konfliktit të interesit.

E di si është kjo? Kjo është njësoj si një vrasës t'i thotë shtetit: Më dëno se vrava!

Kur t’u teket vrasësve, ata shkojnë dhe dënohen, kur mos t’u teket, ata rrinë të lirë. Duhet të mësoni një gjë: Kushtetuta, qoftë penale, qoftë civile, jo kodet, janë kodet e procedurës, penale dhe civile, që garantojnë mirëfunksionimin e shtetit ligjor.”, tha ndër të tjera ish-kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "A ka lidhje njeriu i bombave të telekomanduara me Bashën e Topallin?"
Rama letër personale Bashës, i propozon forumin: Le të provojmë t’u japim njerëzve provën e vullnetit »
Article Logic
Execution time: 0.0043981075286865
array(1) { ["section"]=> string(109) "sali-berisha-flet-me-pasion-kunder-saj-por-vali-leskaj-pas-kurrizit-se-tij-as-qe-e-prish-terezine-fotot-36490" }