Sali Berisha kërcënon Paulin Stërkajn në Kuvend

Publikuar tek: politike, më 13:27 02-07-2015 Sali Berisha kërcënon Paulin Stërkajn në Kuvend Sali Berisha dhe Paulin Stërkaj

Sali Berisha ka kërcënuar nga foltorja e Kuvendit deputetin e PS-së, Paulin Stërkaj. Pas akuzave të ashpra ndaj maxhorancës, Berisha ka nisur të replikojë me Stërkajn, duke i thënë fillimisht që të mbyllë gojën se në të kundërt e di mirë se ku do përfundojë.

“Mbylle gojën, dëgjon. Mbylle gojën po të them. Me ty e kam. Shko qëllo me revole ti demokratët, po e di mirë ti si do përfundosh, atje ku përfundojnë të gjithë!. Nuk të marr në konsideratë as për horr as për balosh. Shko qëllo me revole njerëzit në qendrat e votimit. Ka parë shumë si ty ky parlament, por kanë përfunduar aty ku meritojnë!”, i ka thënë Berisha, deputetit të majtë.

Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë Shpëtim Idrizi që drejtonte seancën, ndërkohë që Berisha gjatë të gjithë kohës ka përsëritur shprehjen ‘’Ky është funeral i zgjedhjeve’’.

Stërkaj është larguar nga salla duke qeshur e duke i thënë:" Nuk kam përdor pistoletë kur kam qënë në polici jo më tani që jam deputeti më i votuar”. Berisha ka ashpërsuar gjuhën me Sterkajn, pasi ka patur akuza nga demokratët për deputetin Stërkaj se ka kërcënuar numëruesit e Malësisë së Madhe gjatë zgjedhjeve. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Më shkoi në mendje të djeg mandatin e deputetit, teksa vija në Parlament
Rama në Ministerialin e Arsimit: Tani që ne jemi në drejtimin e duhur, Europa nuk është »
Article Logic
Execution time: 0.020718097686768
array(1) { ["section"]=> string(53) "sali-berisha-kercenon-paulin-sterkajn-ne-kuvend-15189" }