Sali Berisha: Ku janë pamjet e arrestimit të Shullazit

Publikuar tek: politike, më 17:50 18-04-2016 Sali Berisha: Ku janë pamjet e arrestimit të Shullazit

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se kërkon të shohë pamjet e arrestimit të Emiljano Shullazit, gjatë aksionit të policisë në vilën e tij te rruga e Kavajës. Por sipas Berishës pamjet mungojnë pasi askush nuk guxon t’i transmetojë, ndërkohë që Policia e Shtetit transmeton pamjet e arrestimet e qytetarëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

“Shullazin s'ka kush ta fotografojë!

Të dashur miq, kohët e fundit është bërë praktikë pune që çdo aksion policor, person i ndaluar apo i arrestuar publikohet me figurë dhe video në lentet mediatike të Saje qorrit që nuk i përmend dot emrin Milit dhe Edvin Shullazit, që ishte bërë sot vrerë e sterë i zi nga tronditja.

Zellit mediatik për të treguar punën e palodhur të Tahirit nuk i kanë shpëtuar as shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

Ata, përveç gjobës u është dashur të shohin veten në media si ornament të fasadës të luftës ndaj krimit.

Por sot kanë kaluar 72 orë dhe nga zyrat mediatike të Saje dhe Edvin Shullazit nuk ka dalë qoftë dhe një foto apo video e vetme e ndalimit të vrasësit dhe gjobvënësit, simbolit te fuqisë kriminale të partisë siçiliste.

Për Edvin Shullazin, arrestimi i diktuar i nënkryetarit të tij për problemet e sigurisë, nuk është as arritje dhe as sukses, por humbja tejet e rëndë e një qendre të çmuar të pushtetit, që paktet nuk i bën me qytetarët por me kriminelët! sb”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjela: Sot shqiptarët janë të pushtuar e dhunuar moralisht nga neopunistët. A do ndryshojë?...
25-vjetori i Parlamentit pluralist, Meta: Detyra jonë historike reforma në drejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.024908065795898
array(1) { ["section"]=> string(59) "sali-berisha-ku-jane-pamjet-e-arrestimit-te-shullazit-38000" }