Sali Berisha: Nuk kërkova armatosjen e demokratëve por të popullit, shqiptarët nuk bëjnë luftë civile

Publikuar tek: politike, më 20:41 26-04-2016 Sali Berisha: Nuk kërkova armatosjen e demokratëve por të popullit, shqiptarët nuk bëjnë luftë civile

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se ndihet i nderuar me vendimin e marrë nga Byroja e Kuvendit për përjashtimin e tij me 10 ditë. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24, Berisha theksoi se sot shqiptarët po jetojnë në kohën e Shullazit.

“Më nderuan, u ndjeva shumë i nderuar. Kjo është kohë e Shullazit dhe e Shullazëve më shumë se çdo gjë tjetër. Për aq sa mediat flasin, faktikisht kjo është kohë e Shullazit dhe Shullazëve qeveritar. Kur them koha e Shullazit them koha e krimit të organizuar në shkallën më të lartë.  Policia është bandë. Mili është njëri prej Shullazëve, Shullazi kryesor është Edi Rama, pas tij është Saimir Tahiri. Të arrestosh tjetrin në festë do të thotë të kesh moralin e bandidit që ke. Çfarë ishte qëndrimi i këtyre ndaj meje, një hakmarrje për arrestimin e Shullazit. U deshën disa ditë që Saje Qorri të përmendte emrin e Shullazit”, u shpreh Berisha.

Berisha u shpreh i bindur se Shullazin nuk e arrestoi policia. “E ndaloi për ta shpëlarë sepse skandali ishte aq i madh që Shullazi duhej të shpëlahej. Ai u thirr për këtë qëllim, por u arrestua nga policët gjyqësor të prokurorisë. Nuk dua të justifikoj prokurorinë. Dua të them se në atë organ ka kriminelë shumë të rrezikshëm, por në atë organ ka edhe të tjerë që janë dhëmb për dhëmb me krimin. Nëse nuk ka policinë me veten në punën e tij, prokurori për shkak të legjislacionit nuk mund të ecë në rrugën e duhur në hetimet. Prokuroria është penguar në mënyrë të jashtëzakonshme. Është krijuar koorporata shtetërore e krimit. “

Berisha ka sqaruar gjithashtu deklaratën e bërë në Kuvend një javë më parë ku kërkoi armatosjen e shqiptarëve. Ai theksoi se nuk ka kërkuar armatosjen e demokratëve apo të opozitarëve, por të të gjithë shqiptarëve.

“Unë thashë që qytetarët të armatosen dhe jo demokratë armatosuni apo opozitarë armatosuni, por i gjithë populli. E bëra tani këtë deklaratë sepse nuk ka siguri. Kurrë nuk kemi qenë në këtë gjendje që jemi sot”, tha deputeti demokrat.

Sa i përket rrezikut të një lufte civile, Berisha u shpreh: “Nuk shkojnë shqiptarët në luftë civile, nuk shkuan as në 1990, ata që e mendojnë këtë vetëm fantazojnë. Kurrë as në një rast nuk i kanë përdorur kundër njëri tjetrit armët. Shqiptarët nuk i kanë përdorur as kundër fqinjve.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama vazhdon “fushatën mediatike”, diskuton në Sky News për referendumin britanik
Probleme me shëndetin, Spartak Braho shtrohet në spital »
Article Logic
Execution time: 0.018486976623535
array(1) { ["section"]=> string(105) "sali-berisha-nuk-kerkova-armatosjen-e-demokrateve-por-te-popullit-shqiptaret-nuk-bejne-lufte-civile-38770" }